19 vjetori i sulmeve mbi Kullat Binjake/ Uniforma e shqiptarit Mon Gjonbalaj ekspozohet në ‘9/11 Memorial Museum’

19 vjetori i sulmeve mbi Kullat Binjake/ Uniforma e shqiptarit Mon Gjonbalaj ekspozohet në ‘9/11 Memorial Museum’

Uniforma e shqiptarit në SHBA

Mon Gjonbalaj, një punëtor mirëmbajtjeje i ‘ABM Janitorial Industries’, vishte një uniformë çdo ditë teksa shkonte gjithmonë në punë në ‘South Tower’ në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Ai ishte një anëtar i devotshëm dhe krenar për 30 vjet i Bashkimit Ndërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (SEIU).

Mon shpesh shfaqej një orë më herët në punë për të konsumuar një filxhan kafe me kolegët e tij, të cilët edhe i kishin vunë nofkën ‘Jambalaya’ për shkak të mbiemrit të tij të ndërlikuar shqiptar.

Afër moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën.

"Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor 2001, por donte të vazhdonte punën," - tha Sal, një prej tre fëmijëve e tij. “Ai ishte aq i lidhur me atë ndërtesë. Nuk donte ta lëshonte. Për të ajo ishte shtëpia e dytë.”

Kur avioni goditi Kullën e Jugut në mëngjesin e 11 shtatorit, Mon ishte në punë në katin e 86-të.

Babai i katër fëmijëve arriti të telefononte familjen e tij, duke shpjeguar se ishte bllokuar dhe i tha djalit që të ishte i fortë dhe të mbante familjen të bashkuar.

Në vitet pas sulmeve, fëmijët e Mon kërkuan mënyra të ndryshme për të mbajtur gjallë kujtimin e babait të tyre dhe për të nderuar lidhjen e tij të fortë me Qendrën Botërore të Tregtisë.

Në vitin 2016, Muzeu mori një mesazh në Facebook nga Sal, djali i Mon, i cili ofroi t'i dhuronte koleksionit të muzeut, këmishën e uniformës ABM që babai i tij kishte veshur teksa punonte në 10 Shtator 2001. Muzeu e bleu bluzën dhe së fundmi e ekspozoi atë në ‘In Memoriam’.

Vizitorët e shumtë teksa shohin këmishën e Mon mësojnë më shumë për jetën e tij dhe jetët e 2,982 viktimave të tjerë të vrarë në sulmet e 11 shtatorit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles

Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles