Pasuria e Arben Ahmetajt, nuk janë deklaruar 3 vilat dhe 2 apartamentet që po hetohen nga SPAK, mister burimi i një llogarie 300 mijë euro dhe i një investimi 310 mijë euro

Pasuria e Arben Ahmetajt, nuk janë deklaruar 3 vilat dhe 2 apartamentet që po hetohen nga SPAK, mister burimi i një llogarie 300 mijë euro dhe i një investimi 310 mijë euro

Arben Ahmetaj dhe vila e partneres së tij në Hamallaj

TIRANË- SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Prokurorja e SPAK-ut Enkeleda Millonai po heton Ahmetaj deri më tani me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. 

Po verifikohet vila nr. 22 dhe një apartament në zonën Valamar, në Gjirin e Lalzit, në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetuese e Ahmetajt. Po verifikohen nga SPAK dy vila, vila numër 73 në kompleksin Green Coast në Palasë si dhe një tjetër vilë në zonën e Rolling Hills, në emrin e Albina Mançës, bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Po verifikohet edhe një apartament në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë, në emrin e Albina Mançka.

Ka dyshime se Arben Ahmetaj, këto pasuri apo një pjesë të tyre, i ka siguruar me paratë e të ashtuquajturës afera e inceneratorëve. Ka prova që vila në Valamar është porositur nga Klodian Zoto, më pas ka kaluar tek Gerian Kuke, një i besuar i Ahmetajt, dhe në fund ka kaluar në emrin e Erjola Hoxhës. Klodian Zoto ka mbuluar edhe shpenzimet për disa udhëtime dhe akomodime në hotele të Evropës për Arben Ahmetajn, bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e tij. Vila dhe mbulimi i shpenzimeve të udhëtimeve, janë dy fakte të forta që e implikojnë Ahmetajn në historinë e inceneratorëve. 

Nga një verifikim i të gjitha deklaratave të pasurisë së Arben Ahmetajt dhe njerëzit e lidhur më të, rezulton se asnjë nga pasuritë e konstatuara nga SPAK në emrin e Albina Mançka dhe Erjola Hoxha, nuk kanë deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ligji për deklarimin e pasurive, parashikon që zyrtari publik, përfshirë edhe ministrat dhe deputetët, duhet të deklarojnë çdo pasuri të paluajtshme dhe shpenzim mbi vlerën 300 mijë lekë, të kryer nga ai vetë, fëmijët mbi 18 vjeç, bashkëshortja apo bashkëjetuesja. 

Vila në Gjirin e Lalzit, ka kaluar në emrin e Erjola Hoxhës në vitin 2022. Sipas ligjit, Ahmetajt duhet ta deklarojë deri në datën 31 mars 2023. Por, Ahmetaj nuk e ka përfshirë fare në deklarim bashkëjetuesen e saj, as në deklaratën që ka dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2022, ku deklaron pasurinë e vitit 2021, edhe ka prova për bashkëjetesën para vitit 2021. Edhe sikur Erjola Hoxha të kishte zero pasuri, kjo gjendje duhej pasqyruar. 

Rasti i Ahmetaj është i pazakontë, pasi ish ministri ka bashkëshorte, por edhe bashkëjetuese. Në deklaratën e fundit të pasurisë, Albina Mançka rezulton bashkëshorte e Arben Ahmetajt. Ndërkaq, edhe shuma prej 30 mijë urosh që oficerët e BKH-së kanë gjetur në vilën në Valamar, është në kundërshtim me ligjin. Ligji për deklarimin e pasurisë parashikon që subjekti deklaruar dhe personat e lidhur me të që duhet të deklarojnë pasurinë, nuk mund të mbajë jashtë sistemit bankarë më shumë se sa 1.5 milionë lekë. 

Po çfarë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme ka deklaruar Arben Ahmetajt ndër vite bashkë me personat e lidhur më të? Sot po sjellim pasurinë e plotë të deklaruar, ku përfshihen apartamente, makina, investim në pallate, llogari bankare në vlerë qindra mijëra euro, por mungojnë 3 vilat dhe dy apartamentet. 

Mes pasurisë me vlerë mbi 3 milionë euro, është i paqartë burimi i një depozite bankare me vlerë 300 mijë euro në vitin 2010, i një makine me vlerë 30 mijë euro si dhe i një investimi për pallat në masën 20 % në Selitë me vlerë 310 mijë euro. Jo vetëm është i paqartë, por në deklaratat e pasurive nuk ka asnjë shpjegim mbi burimin e 640 mijë eurove. 

Deklarim fillestar në vitin 2010 pasi Ahmetaj u bë deputet 

-Apartament 120 m2, ndërtuar në periudhën 1999-2000, me vlerë 3 500 000 lekë. Burimi: Kursimet e pagave të bashkëshortëve.

-Shtëpi në Durrës 74 m2, blerë në vitin 2005 me vlerë 49 mijë dollarë. Burimi: Shpërndarje fitimi nga biznesi. 

-Tokë arë 3 000 m2 me vlerë 3 000 000 lekë. Burimi: Kredi bankare. 

-Makinë Benz 30 mijë euro. Burimi? 

-Depozitë 300 mijë euro në 2010, nga të cilat ka fituar 14 mijë euro interesa. Burimi? 

-Bashkëshortja Albina Mançka, apartament 200 m2 të blerë në dhjetor 2001, vlera 75 mijë USD. Burimi: Kredi 45 mijë USD.

-Albina Mançka, apartament 200 m2 plus 60 m2, nga zyrë 200 m2 plus 100 m2 dhe 3 parkime. Investim 105 mijë euro në një kontratë sipërmarrje. Burimi 100 mijë euro kredi. 

-Albina Mançka, pronare në masën 20% të një investimi në godinë banimi në Selitë me vlerë 310 000 euro. Burimi? 

-Albina Mançka, makinë Mazda të blerë në shtator 2004, me vlerë 6 mijë euro.

-Ahmetaj, 45 mijë euro të ardhura si konsulent i jashtëm pranë “Bendi Integrated” për periudhën shtator 2008- Mars 2009.

-Të ardhura 1 050 000 lekë si konsulent i jashtëm pranë H-Communication Sh.a, periudha Shtator 2005- Qershor 2008.

-Të ardhura 620 000 lekë si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe si anëtar i Këshillit të Qarkut për periudhën mars 2007- shtator 2009.

-Albina Mançka, 11 000 Dollarë nga paga pranë programit ECESP, 3 562 615 lekë 1 100 euro nga dhënia me qira e zyrave në katin e dytë të një pallati. E ardhura neto vjetore e qirasë është 12 mijë euro.

Pasuritë e Arben Ahmetaj pas vitit 2011 deri në vitin 2022 

Viti 2011 
Ahmetaj, të ardhura 1 105 199 lekë si deputet, plus 847 856 lekë rimbursime. 
Ahmetaj, rreth 14 mijë euro të ardhura nga kurset e këmbimit pranë një banke dhe interesa. 
Albina Mancka, 3 807 935 lekë nga paga si drejtoreshë Operacionesh pranë Intesa San Paolo, plus 1 922 444 lekë si shpërblim vjetor.
Të ardhura 10 800 euro nga dhënia me qira e një ambienti.

Viti 2012
Ahmetaj rreth 2.2 milionë lekë të ardhura si deputet.
Albina Mancka, 6 118 598 lekë paga tek Intesa San Paolo
Mancka, 10 800 euro të ardhura nga qiratë. 

Viti 2013
Ahmetaj rreth 2 milionë lekë të ardhura si deputet.
Albina Mançka, 5 061 031 lekë paga tek Intesa San Paolo
Mançka, 10 800 euro të ardhura nga qiratë. 
Albina Mançka 12 000 euro dhënia me qira e ambienteve.

Viti 2014 
Ahmetaj, 1 540 307 lekë paga si ministër, plus 31 624 lekë, 40 000 lekë dhe 80 000 lekë nga borde dhe komisione. 
Bashkëshortja, paga dhe shpërblime, 4 134 532 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja e ambienteve tek Samor Toëer, 10 800 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja e ambienteve tek Tubourg, 12 000 euro.
Të ardhura 10 mijë euro nga shitja e një apartamenti te "21 Dhjetori". 
Të ardhura nga shitje e një automjeti, 25 mijë euro. (Pa deklaruar më parë)
Të ardhura nga shitja e një toke, arë 2000 m2, 65 mijë euro. (Pa deklaruar më parë)
Gjendja e llogarisë personale, 138 787 euro. (Burimi?)
Gjendja e llogarisë personale, 114 000 euro. (Burimi?)
Gjendja e llogarisë personale, pakësuar me 188 700 dollarë. (Burimi?)
Gjendja e llogarisë së përbashkët, 82 168 euro nga shitja e apartamentit. 
Bashkëshortja, legalizim, regjistrim, hipotekim i shtëpisë në Qerret, Durrës. (Pa deklaruar më parë)
Bashkëshortja, shitje automjeti 2 500 euro. (Pa deklaruar më parë)

Viti 2015 
Paga si ministër 1 541 554 lekë, plus 46 200 lekë dhe 92 400 lekë për pjesëmarrje në mbledhje e KKT dhe komisione. 
Albina Mancka paga 5 393 258 lekë pranë Intesa San Paolo
Të ardhur nga qiraja e ambienteve tek Tobourg 12 000 euro.
Pakësuar llogaria e përbashkët me 75 482 euro pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bono thesari. 

Viti 2016 
Paga si ministër, 1 566 459 lekë.
Albina Mancka paga, 5 453 017 lekë.
Albina Mancka 10 370 euro dhe 12 mijë euro të ardhura nga qiratë. 
Pakësuar llogaria me 109 mijë ero për investime në obligacione dhe shkollimi i vajzës
Gjendje llogari bankare e përbashkët, 2 500 000 lekë, shtuar me 1 431 279 lekë me kalim nga llogaria personale dhe të ardhura nga qiraja.
Bashkëshortja, gjendje plan kursimi për pension, 3 335 616 lekë.
Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, 13 715 dollar.
Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, , 30 116 euro.
Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, 18 435 dollar.
Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç, 40 154 euro.

Viti 2017
Të ardhura si ministër, 1 079 539 lekë, 445 638 lekë. 
Bashkëshortja, paga pranë Intesa San Paolo Bank, 5 655 819 lekë, plus bonuse 1 000 000 lekë. 
Bashkëshortja, të ardhura nga qiratë 11 220 euro dhe 12 000 euro.
Rivlerësim i pasurisë në Tiranë, 3 mijë m2, vlera 390 mijë euro. 
Bashkëshortja, rivlerësim i shtëpisë në Qerret, vlera e re 15 770 700 lekë.
Shtesë 209 mijë euro në llogarinë e përbashkët nga shitja e apartamenteve të projektit në Selitë dhe të ardhura nga qiraja.
Pakësim prej 1 428 500 Lek në llogarinë e përbashkët i) pagesën e taksës të rivlerësimit të pasurisë ii) për blerje obligacionesh dhe iii) transhetë nga llogaria personale e A. Mancka nga të ardhurat e bonuseve. 
Bashkëshortja, shtesë prej 1 157 807 Lek në planin e kursimit të bankës.

Viti 2018
Të ardhura si ministër, 1 556 406 lekë dhe 107 800 lekë honorare. 
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 6 074 016 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga qiradhënia 1 100 euro dhe 12 000 euro.
Gjendja e llogarisë 135 384 Euro, e shtuar me 100 mijë Euro nga obligacionet. 
Gjendja e depozitës,115 674 Euro. 
Shtesë 15 730 Euro nga të ardhurat e qirasë dhe nga shitja e një apartamenti në Selitë.

Viti 2019
Të ardhura si ministër Ahmetaj, 1 752 983 lekë.
Albina Mancka, të ardhura nga banka 6 567 910 lekë 
Albina Mancka, të ardhura nga qiratë 11 220 euro dhe 12 mijë euro. 
Vajza, Znj. Livia Ahmetaj, të ardhura në vlerën 3 311 Pound nga punësimi i pjesshëm pranë CCL. 

Viti 2020
Të ardhura si ministër Arben Ahmetaj, 1 407 581 lekë. 
Të ardhura 4 500 Dollarë për shërbimet e konsulencës pranë NDI.
Bashkëshortja, Albina Mançka, 6 998 046 lekë nga paga e shpërblime nga pranë Intesa San Paolo.
Albina Mançka, të ardhura nga qiratë 11 220 euro 
Vajza Livia Ahmetaj, 21 000 Pound nga punësimi i pjesshëm pranë CCL.
Pakësuar me 31 968 Euro llogaria me gjendje 103 361 euro, për pagesën e shkollës së vajzës në Angli dhe pagesa për pushimet verore.
Pakësuar me 200 000 euro llogaria e bashkëshortëve, gjendja është 3 483 Euro. Fondet janë përdorur për investime në bonde në llogarinë personale të A. Mançka dhe shkollimin e vajzave. 
Bashkëshortja, llogari rrjedhëse me plan kursimi pension nga banka me gjendje 13 462 935 lekë.

(Kliko këtu) Deklarata e pasurisë 2010, fillestare për shkak se Ahmetaj u bë deputet

 

(Kliko këtu ) Deklarim tjetër në 2010, pasi ka marrë mandatin si deputet, ku deklaron depozitën 300 mijë euro pa burim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 12/03/2023 10:00

    Edhe ty ta beri keq Rama!.. Te beri Minister e Zv.Kryemister, e tash qe te kapen me miliarda te vjedhura,me dashnore qe skenonte per te futur ne burg burrin e lloj lloj pastruese,e prap ai eshte fajtori pse zhvat e luan bixhioz ti. Zullumi i madh ne budadallekut te çon, ne degjenerim e ne burg dhe fatkeqesi te madhe kombetare kur je ne ate nivel qe menaxhon parate publike.

    Përgjigju
  • Edi 25252: 12/03/2023 07:17

    O beno sa i babëzitur paske qënë . O lugat i pangopur Janë lekët e Shqiptarëve o maskara Të ngelçin në fyt o lubi e pangopur

    Përgjigju
  • Oli: 12/03/2023 05:40

    Logjika dhe qellimi i "vetingut" apo pastertise se figures eshte qe zyrtari te jete i paperlyer dhe sigurisht te mos kete kontakte ose lidhje me te perlyer. Shqiperia eshte vend standart i antivetingut- ndersa ministra jane burgjeve ose rruges per atje, ai qe i ka perzgjedhur, mbeshtetur, drejtuar dhe bashkepunuar ngushte, qendron krenar por i dhjere dhe permjerre. Dhe jam i paster thote...

    Përgjigju
  • Ylli Cabibi: 11/03/2023 23:54

    Edhe une si kam deklaruar pronat qe ka vene Linda me emer Tim. Kur duhet ti deklaroj?? Kam aq shume.

    Përgjigju
    • Viktori: 12/03/2023 15:02

      Në botën tjetër deklaroi o Ylli se në këtë botë ska çtë duhen më, të ka ngel sahati ke Linda ndërkohë qe ke ik në atë botë

  • Tigri: 11/03/2023 23:48

    Nga tiger ne mace te tredhur shume shpejt. Bravo SPAK!

    Përgjigju
  • Alb: 11/03/2023 23:26

    Per ta shqiptare po ikun. Kur vjedhe i malli qa prete,si ka me perparu veni.

    Përgjigju
  • Otto: 11/03/2023 23:22

    Hajdutet me costume e kane vjedhur kete popull

    Përgjigju
  • Turi: 11/03/2023 23:10

    Eh more tigri, sa paske vjedh o burr. Ta kishe pat dore me te lehte se keshtu te rrasin te gjatin. Hajt mos u merzit se do pagush nja dy milion euro e do ja hedhesh bythes sic ja kan hedhur te gjithe te sojit tuaj. Ne fund te fundit, prap populli trongullin do e haje.

    Përgjigju
  • I pangrene: 11/03/2023 23:03

    Sa shpresa patem te keta ne 2013 dolen me te poshter se ata qe e lane,keta jane thjesht te pangopur arrogante fodulla,monstra.

    Përgjigju
  • Toni: 11/03/2023 22:50

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrekë ju gjeti dreka, milionierë ju gjeti darka!

    Përgjigju
  • Scutari: 11/03/2023 21:35

    Këta kanë aq shumë para cash sa nuk e dinë se ku i lënë... Ne kemi edhe politikanët edhe hajdutët të trashë! Të parët nuk dinë të fshehin të dytët nuk dinë të vjedhin ...

    Përgjigju
    • turi: 12/03/2023 02:39

      Hahahaaaaaaaaa,,koment epik!

  • Edi: 11/03/2023 21:21

    O Beno sa paske vjedh o lumadh....!

    Përgjigju
  • lupo: 11/03/2023 21:00

    ca me thoni per tjereBSh qe kane mbajt poste te rendsishme ne politiken tone??

    Përgjigju
  • Populli: 11/03/2023 20:53

    Kur Tigri keshtu, imagjinoni kryerilindasi!!!

    Përgjigju
  • tani: 11/03/2023 19:26

    HETIMI DUHET TE FILLOJE QYSH NGA VITI 1992,,,E DERI TANI....NGA SALIU,,ILIRI,,FATOSI,,MEKSI,,MAJKO,,RAMA,,TE GJITHE KANE VJEDHUR,,ME DEPUTETE E MINISTRA E DREJTORE,,TE GJITHE TE HETOHEN....TE GJITHE KANE SHTEPI,,,APARTAMENTE,,DYQANE,,,VILA,,MAKINA TE SHTRENJTA DHE LLOGARI BRENDA E JASHTE VENDIT ME EMRAT E VET DHE TE KUSHERIMJVE TE TYRE...PRANDAJ ESHTE POPULLI I VARFER...DHE I LARGUAR NGA SHQIPERIA...

    Përgjigju
  • Koli: 11/03/2023 19:22

    Hajdut burg hajdut burg.une mar 187 mije lek te vjetra pension.mosi hengsh kanceri te zente.

    Përgjigju
  • Peshk: 11/03/2023 19:11

    Po Rames kur do ia publikoni keto????

    Përgjigju
    • Or tej: 12/03/2023 08:40

      Kam frike se do na i dalin meshkuj ne vend te bashkejetueseve femra or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri