1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Zbatimi të jetë kusht për anëtarësimin e tyre në BE

1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Zbatimi të jetë kusht për anëtarësimin e tyre në BE

Kryeministri Edi Rama

Sot është njëvjetori i marrëveshjes së nënshkruar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X ka sjellë në vëmendje zbatimi i marrëveshjes së bashku me implementimin e anekseve është i një rëndësie të madhe për paqen në Ballkanin Perëndimor.

'Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.'

Nga ana tjetër ai shton se marrëveshja ka rëndësi edhe për rrugëtimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.

'Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE'.

Një vonesë, shton Rama, do të ruante status-quon dhe nuk do i shërbente sigurisë së Europës.

'Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës.', shkruan Rama në X.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit fillimisht më 27 shkurt 2023 në Bruksel, ku arrit marrëveshja bazë. Më pas më atë 18 mars 2023 u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç.

Marrvëveshja prej 11 nenesh, e nënshkruar në prani të krerëve të diplomacisë europiane Lajcak dhe Borrel, parasheh ndër të tjera një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?