-
Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj një banke dhe tri kompanive nga Serbia, me arsyetimin se ato po e ndihmojnë Rusinë t’u shmanget masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) pas agresionit rus kundër Ukrainës
26 Nëntor, 08:38 -
Serbi, arrestohet pronari i televizionit pro-Vuçiç, nën dyshimin për nxitje të trazirave në vend
Dragan J. Vuçiqeviç është pronar dhe drejtues i televizionit privat kabllor Informer, i cili filloi transmetimin në maj të vitit 2023. Pas tij qëndron kompania Insajder Tim, themelues dhe aksionari kryesor i së cilës është Vuçiqeviç.
25 Nëntor, 21:57 -
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri, e paprecedentë në rajon! Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën (VIDEO)
Me kërkesa për përshpejtimin e integrimit europian dhe deklarata për sfidat e secilit vend, liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bruksel për samitin vjetor me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama, i cili u prit me përqafime nga Ursula von der Leyen, i kërkoi BE-së të ketë guximin të sjellë të gjitha vendet kandidate në tryezë, pa cenuar procesin e anëtarësimit mbi bazën e meritës.
25 Nëntor, 07:39 -
Vuçiç tejkalon kohën e fjalimit në Kuvend, kryetari i ri i fik mikrofonin, ja si reagon ish presidenti i Serbisë (VIDEO)
Pas 12 vitesh në krye të pushtetit, ish-presidenti serb përballet me rregullat e Kuvendit si deputet i opozitës. Kryetari i ri i parlamentit, Aleksandar Çupiç, i tërhoqi vëmendjen edhe ish-kryeministres Ana Bërnabiç, pasi foli pa iu dhënë fjala.
24 Nëntor, 15:29 -
Pasi ndryshoi mbiemrin, Serbia i jep shtetësinë djalit të aleatit çeçen të Putinit! 19 vjeçari Ali Kadyrov tashmë mund të udhëtojë pa viza në zonën Schengen
Vetëm gjashtë muaj pasi ndryshoi mbiemrin, djali 19-vjeçar i një prej aleatëve më të afërt të Vladimir Putinit përfitoi nënshtetësinë serbe, duke fituar mundësinë për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen
24 Nëntor, 13:46 -
Serbia nuk merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Brukseli pret formimin e qeverisë së re për dialogun me Kosovën
Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në këtë takim.
24 Nëntor, 12:58 -
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të nis grevën e urisë”, Vuçiç nuk përjashton trazirat në Serbi: Një milion njerëz do të dalin në rrugë!
Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se është kërcënuar me vrasje nga i ashtuquajturi “klani i Vraçarit”, por nuk ka ndërmend ta denoncojë rastin në polici. Gjatë një interviste në televizionin Pink, ai tha se nuk ka besim te policia, duke akuzuar Listën Studentore dhe protestuesit se kanë marrë kontrollin e saj.
23 Nëntor, 14:46 -
Bëri simbolin e shqiponjës në Miss Universe, mediat serbe sulmojnë përfaqësuesen e Malit të Zi! Reagon 22-vjeçarja: Jam krenare, do ta bëja sërish
Marija Aleksandra Ivezaj, është bërë pjesë e një debati të madh në mediat serbe, pasi gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare në Porto Riko bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. 22-vjeçarja tha se kishte zgjedhur ta bënte gjestin për të përfaqësuar edhe vajzat me origjinë shqiptare në Malin e Zi.
23 Nëntor, 14:31 -
'Kush nuk e mbështet projektin, të japë dorëheqjen', si i kërcënoi Vuçiç zyrtarët që kundërshtonin hotelin e Trump në Beograd! Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender
Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzohet se u bëri presion zyrtarëve për të hequr mbrojtjen ligjore të kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm. Dokumentet e siguruara nga Financial Times zbulojnë kushtet e marrëveshjes me kompaninë e mbështetur nga Jared Kushner, ndërsa studentët kërkojnë nisjen e procedimit penal ndaj Vuçiç.
22 Nëntor, 12:21 -
U mposht nga Lista Studentore, Vuçiç paralajmëron bojkotin në zgjedhjet presidenciale: Është e pakuptimtë të marrim pjesë
Aleksandër Vuçiç thotë se Partia Progresive Serbe (SNS) nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të dhjetorit. Vuçiç deklaroi se në kushtet aktuale, pjesëmarrja është e pakuptimtë por pranoi se partia mund të vendosë të hyjë në garë edhe kundër vullnetit të tij.
21 Nëntor, 22:28 -
-
Albin Kurti thirrje Zelensky-t të njohë Kosovën: Do të demaskonte blofin e Putinit dhe forconte rendin ndërkombëtar! Asnjë ngjashmëri me Krimenë
Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e shtetit, duke argumentuar se paralelet e ngritura nga Rusia mes vendit të tij dhe Krimesë nuk qëndrojnë. Kryeministri kujton mbështetjen që Kosova i ka dhënë Ukrainës dhe ngjashmëritë që dy vendet kanë.
21 Nëntor, 07:59 -
-
Serbi/ Vuçiç akuzon deputetin e Listës studentore për ‘ngacmim seksual’ pasi i dërgoi një puthje në Kuvend
Një moment i pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Serbisë, ku Aleksander Vuçiç është përplasur verbalisht me deputetin e Listës Studentore, Zlatko Kokanoviç, pasi ky i fundit i ka dërguar një puthje nga salla
19 Nëntor, 08:58 -
Studentët rrëzuan Vuçiçin nga pushteti, Koalicioni Shqiptar mbështet kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi, Kamberi: Të gatshëm për partneritet, por barazia e shqiptarëve nuk negociohet
Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me pushtetin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 tetorit, por nuk do të heqin dorë nga kërkesat p&eum
18 Nëntor, 19:54 -
Partitë Popullore Europiane gati të pezullojnë partinë e Vuçiçit në dhjetor! Kushtet për SNS-në: Të distancohet nga Millosheviçi, Putini dhe kriminelët e luftës
Partia Përparimtare Serbe rrezikon të humbasë të drejtat e anëtarësimit në familjen më të madhe politike evropiane. Nëse pezullimi miratohet në dhjetor, SNS do të ketë një vit kohë për të plotësuar kushtet, përndryshe mund të përjashtohet.
18 Nëntor, 18:49 -
Vuçiç zvarrit zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, akuzon kandidatin e studentëve se ka 7 apartamente! Kamberi: Bashkëpunim me pushtetin e ri, por jo në kurriz të shqiptarëve
Dita e dytë e seancës konstituive të Parlamentit serb u shoqërua me debate për pasurinë e kandidatit të studentëve, akuza për shkelje të rregullores dhe përplasje mes Vuçiçit dhe shumicës së re.
18 Nëntor, 18:30 -
Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, s’heq dorë nga kërkesat
Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar. Ky veprim rezulton me humbjen e shtetësisë serbe dhe, rrjedhimisht, të drejtave civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të përfituar sigurim shëndetësor e pension, si dhe për t’u punësuar.
18 Nëntor, 15:01 -
Studentët e propozojnë për kryetar të Parlamentit të Serbisë, kush është profesori Aleksandar Çupiç? Babai i 6 fëmijëve strehoi qindra protestues në fermën e tij
Aleksandar Çupiç është kandidati që Lista Studentore ka propozuar për kryetar të Parlamentit të Serbisë, pas fitores në zgjedhjet e 25 tetorit. Por rruga e tij drejt politikës nis nga një ferm&eu
17 Nëntor, 16:14 -
Gjykata e Lartë në Beograd lëshon urdhër-arrest për Radoiçiç! Iu shmang hetimit për sulmin e armatosur në Banjskë
Gjykata e Lartë në Serbi lëshon urdhërarrest për Milan Radoicic, i akuzuar si organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës në vitin 2023. Ish nënkryetari i Listës Serbe, i lidhur ngushtë me partinë e Aleksandër Vuçiç, kishte masën e sigurisë detyrim paraqitje në polici të cilën nuk e respektoi dy ditë më parë. Autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë fshehur ose arratisur.
17 Nëntor, 16:00