18 shqiptarët e arrestuar si pjesë e 2 organizatave kriminale të trafikut të kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt Italisë, ku u arrestuan 43 persona kishin lidhje me grupe kriminale që operonin në zonat e Vlorës dhe Durrësit. Burime të Report Tv nga Policia e Shtetit konfirmuan se 4 shqiptarët e arrestuar në Tiranë dhe 16 të tjerët në Itali, janë përgjuar teksa komunikojnë me telefon me persona të skeduar si trafikuesit kanabisi drejt Italisë. Shqiptarët janë zbuluar nga përgjimet telefonike dhe ambientale për trafikun e drogës që bënin nga Shqipëria nëpërmjet gomoneve, drejt Italisë.
Këto dy grupe kriminale në Vlorë dhe Durrës janë të identifikuara edhe nga Task-Forca që ka ngritur Ministria e Brendshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia do të vijojnë hetimet për këto dy grupe kriminale, ndërkohë që 18 shqiptarët e arrestuar do akuzohen për krijimin e grupit kriminal dhe për trafik narkotikësh. Operacioni i Policisë ka përfunduar ditën e enjte dhe paraditen e së premtes, Policia Shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe agjentët e anti-drogës në Itali, do të dalin në një konferencë për shtyp. Deri më tani bëhet me dije se trafiku drejtohej nga 3 shqiptare, të cilësuar si koka e rrjetit. Operacioni “Shefi” ka nisur hetimet në maj të vitit 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit dhe kanë zgjatur dy vite, deri në janar 2018.
Hetimet intensive kanë zbuluar se shqiptarët e arrestuar janë organizatorë, korrierë dhe magazinierë të kanabisit dhe kokainës. Shqiptarët e arrestuar në Tiranë siguronin kanabisin dhe më pas e nisnin në Itali ku merreshin të tjerë shqiptare dhe të huaj. Në këto operacione janë sekuestruar rreth 2300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, heroinë dhe kokainë, me vlerë tregu 15 milion euro. Në kërkim jane shpallur edhe dy shqiptare Marlin Aliaj dhe Andi Peshku.
/Shqiptarja.com

Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
1-Dritan Naci, 31 vjeç
2-Mariglen Shusha, 31 nga Vlore
3-Vullnet Daci, 28
4-Gezim Bircaj, 53
5-Malton Lleshi, 34
6-Fiqiret Seferi, 53
7-Ernest Peza, 26
8-Leonidha Sejdiaj, 51
9-Elton Ismaili, 38
10-Ferhat Hajdini, 44
11-Vullnet Cila, 38
12-Shpetim Shehi, 38
13-Donial Drolli, 28
14-Ibrahim Xhihani, 25
15-Ergen Seferi, 27
16-Arian Kërtusha, 47
17-Senat Hallunaj, 22 nga Shkoder
18-Hamid Seferi, 24
19- Marlin Aliaj 23 Në kerkim
20-Andi Peshku 28 Në kerkim
d.b/shqiptarja.com

VIDEO