Fitorja kundër Francës la pas vetëm për pak dit dritëhijet që rrethojnë vitet e fundit Italinë. Në ndeshjen pasardhëse, të luajtura sonte për Ligën e Kombeve, Belgjika mposhti me rezultatin e thellë 4-1 ‘axurrët’.
Për më tepër ishin miqtë të cilët realizuan të parët në Bruksel me Pio Esposito-n, por brenda pjesës së parë vendasit do të përmbysnin. Fillimisht barazoi De Cuyper, ndërsa më pas realizuan Ngoy dhe Doku. Në pjesën e dytë një kundërsulm i finalizuar nga Moreira i dërgoi dhe njëkohësisht i vulosi shifrat në 4-1. Kjo edhe pse Italia do të fitonte një penallti në minutën e 91, por Pio Esposito nuk arriti të realizonte.
Me këtë humbje, në ndeshjen e fundit të grupit, Italia zbriti në vendin e tretë, duke mos patur mundësi të luftojë për fitimin e kompeticionit. Njëjtë siç do të bëjë Belgjika 1 me 12 pikë, por edhe Franca e vendit të parë me 13 pikë që u rikthye te fitoret duke mposhtur 2-1 Turqinë.
Befasi edhe në grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ku Anglia u hakmorr ndaj Spanjës për humbjen në ndeshjen e parë. ‘Tre Lunaët’ fituan në Spanjë 2-3 duke marrë kreun grupit me 15 pikë, po aq sa Spanja, por kualifikohen si të parët për shkak golavarazhi. Kane, Konsa dhe Ëhite i dërguan shifrat përkohësisht në 0-3, por kartoni i kuq i Anderson ndërlokoi situatën për ‘tre luanët’.
Kampionët e botës shkurtuan fillimisht me Oyrazabal dhe më pas me Ëillims, por edhe pse patën minuta në dispozicion nuk arritën të barazonin. Gjithsesi të dyja përfaqësueset do të luajnë për të fituar Ligën e Kombeve, ndërsa në vendin e tretë u rendit Kroacia që fitoi 2-1 kundër Çekisë.











Komente
Komento