Ish-Prokurori i Krujës Haxhi Giu nuk fiton lirinë dhe ndaj tij mbetet në fuqi dënimi me 2.4 vite burg dhënë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda më 19 maj të këtij viti.

Apeli i Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Giut për ulje dënimi këtë të enjte duke lënë në fuqi dënimin e dhënë për veprën penale të korrupsionit.

Ndërkohë 28.800 eurot e sekuestruara Giut të cilat u dhanë në formë ryshfeti për të liruar nga burgu një të dënuar janë kaluar në favor të shtetit.

Për këtë rast korrupsioni u dënua dhe Aleks Shproti vëllai i personit që pagoi lekët për t’u liruar nga dënimi i dhënë nga gjykata e Krujës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)