Kanë qenë provat e paraqitura në seancë, të siguruara përmes përgjimeve dhe pamjeve filmike që kanë vështirësuar pozitat e nënkomisarit të policisë së Fierit, Festim Lelaj dhe doganierit Altin Katundi, të cilët janë lënë në “arrest me burg”.
E njëjta masë është dhënë edhe për të dyshuarit e tjerë Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Mikael Hila, Skënder Siceqja dhe Arbi Mustafa. Nga ana e tyre, të pandehurit kanë mohuar akuzat, por nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për praninë e tyre në pamjet filmike dhe në përgjimet zanore.
Ndërsa prokuroria ka nënvizuar se grupi kriminal është hetuar për më shumë se një vit, në të njëjtën mënyrë siç është hetuar edhe grupi i Habilajve, i cili trafikonte narkotikë nga Vlora drejt Italisë me gomone.
d.c./shqiptarja.com










