Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës së tij në Bruksel.
Në fokus të diskutimeve ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, u shpreh Roberta Metsola.
Lajmi kryesor:
Incidenti me muzikën serbe kundër Kosovës në forumin e BE, Rama nga Brukseli: Të mos lihet të kalojë në heshtje, është në të mirë të Serbisë të njohë Kosovën
LAJMET MË TË VLERËSUARA










