2 aksidente kanë ndodhur pak më parë, një në Berat dhe një në Pogradec por fatmirësisht pa viktima.
Në aksidentin në Qafë Pllocë në Pogradec një makinë është përplasur me trailerin, duke u goditur me pjesën anësore të tij. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Ndërkaq është krijuar rradhë e gjatë makinash në pritje të hapjes së rrugës
Edhe në Berat makina tip Benz, duke dalë nga një servis makinash është përlasur me mjetin tip Seat që i përkiste një kompanie ”Security”. Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerë, Sose Toska dhe Sali Toska, që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz, ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.