2 aktivistë hedhin pure patatesh mbi veprën 110 milionë dollarëshe të Monet në muzeun në Gjermani! Arrestohen nga Policia (VIDEO)

GJERMANI- Dy aktivistë gjermanë u arrestuan pasi hodhën pure patatesh në një pikturë të Claude Monet, “Mullarët” në një muze në Gjermani për të protestuar kundër prodhimit të karburanteve fosile.

Protestuesit të dielën shënjestruan “Les Meules” të Monet në muzeun Barberini në Potsdam, një qytet në kufirin e Berlinit. Piktura impresioniste, e cila ishte e mbyllur pas xhamit mbrojtës, u shit për 110.7 milionë dollarë në një ankand të vitit 2019.

Aktivistët para arrestimit arritën të shpërndanin në Twitter videon e sulmit, si dhe thirrjen e tyre për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky incident është sulmi më i fundit ndaj veprave të famshme artistike të kryera nga protestuesit që bënin thirrje për veprim e ndërgjegjësim kundër ndryshimeve klimatike. Në fillim të këtij muaji, aktivistët nga grupi i fushatës Just Stop Oil u arrestuan pasi hodhën supë me domate mbi pikturën “Sunflowers” të Vincent Van Gogh në Galerinë Kombëtare në Londër.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat