2 anije përfshihen nga flakët pranë kufirit të Krimesë me Rusinë, 10 persona të vdekur
Dy anije janë përfshirë nga flakët, në ngushticën e Kerçit, pranë kufirit të Krimesë pas një incidenti ku dy depozita të gazit mësohet se kanë shpërthyer në zjarr dhe për pasojë kanë humbur jetën 10 persona.
Pamje nga anija e përfshirë nga flakët
Redaksia 21 Janar 2019, 18:44 | Përditesimi: 21 Janar 2019, 19:25
2 anije janë përfshirë nga flakët pranë kufirit të Krimesë në Straight Kerç të hënën në mbrëmje teksa një operacion shpëtimi ishte duke u realizuar, njoftoi Agjencia Detare e Rusië, transmeton RT
Mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të vdekur të paktën 10 persona, që mësohet se ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes, sipas Sky News. Sipas mediave mësohet se njëra nga anijet e mallrave u përfshi nga një zjarr masiv pasi dy depozita të gazit shpërthyen në flakë dhe anëtarët e ekuipazhit u hodhën në det për t'i shpëtuar flakëve të zjarrit .
Ndërkohë, bëhet e ditur se më herët autoritetet ruse kanë ndërmarrë masa drastike në përpjekje për të parandaluar ndonjë provokim nga anijet e Marinës së Ukrainës që janë afruar në ngushticën e Kerç duke lundruar nëpër ujrat territoriale ruse.
Në ekuipazhin e anijeve që u përfshinë nga flakët e zjarrit mësohet se ndodheshin në total 31 persona, duke përfshirë shtetas turq dhe indianë.
Të dy anijet po udhëtonin me flamuj të Tanzanisë. Njëra prej tyre thuhet se po transportonte gaz natyror të lëngshëm.Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërsa në video shihen retë e tymit të zi që dalin nga anijet. Ndërkohë, bëhet e ditur se një operacion shpëtimi ka nisur.
Kujtojmë, se tensionet në mes të të dyja shteteve kanë nisur më 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, si ka mbështetur vazhdimisht separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, që ka rezultuar me 10,300 viktima