TIRANE – Dy ceremonitë e ndryshme për 5 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tjetra në Pallatin e Brigadave, janë vlerësuar nga Fryma e Re Demokratike si përpjekje për të përforcuar pushetin vetjak dhe jo për të forcuar shtetin.
Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa në një deklaratë për mediat tha se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut nuk mund të përdoret “pambarim si një flamur për të mbuluar problemet që, sipas tij, ka drejtësia shqiptare.
“Bilanci i këtyre 5 viteve lë për të dëshiruar. Dy festa në dy ditë të ndryshme me përplasje mes institucineve, tregon se sa pak përpiqemi për të forcuar shtetin dhe sa shumë për të përforcuar pushtetin individual. Anëtarësimi duhet të shërbente si një themel i fortë për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve të pavarura. Të jetë një kartë e fortë në duart e politikës shqiptare në përmbushjen e integrimit ne Bashkimin Europian”, tha Oketa.
“KLIMA POLITIKE JO E FAVORSHME, DUHET DIALOG”
Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së tha se politika shqiptare vijonë të ofrojë një klimë aspak të favorshme dhe bëri apel për dialog mes tyre.
“Pavarësisht konflikteve mes tyre, humbjes së pavarësisë mes institucioneve, sistemit të drejtësisë qëe vuan pasojat e presionit nga politika…për drjtësinë që s’ka folur si duhet për viktimat e 21 Janarit. Gjuha e rrugës në Kuvendin e Shqipërisë, mbajtja peng e reformave të integrimit nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve. Kur na ndajnë pak muja nga vlerësimi i Komisionit Europian, politika shqiptare vijon të ofrojë një klimë aspak të favorshme. Forcat politike të dialogojnë për të mbajtur peshën e kësaj alence”, u shpreh Oketa.
“ANTARESIMI NE NATO, JO MEDALJE E NJE PARTIE”
Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, tha se anëtarësimi në NATO nuk duhet të shihet si medalje e njërit grupim politik, por mbi të gjitha e shqiptarëve dhe të gjithë kontribuesve.
“FRD në një përvjetor të tillë përcjell falenderimin për ata që punuan në përmbushjen e këtij objektivi. Ky nuk und të jetë një medalje në gjoksin e një grupimi politik. Është arritje e të gjithë atyre që kanë shërbyer me uniformat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e punonjësve të administrates, të perfaqësuesve tanë diplomatikë. Falenderimi më i madh i shkon shqiptarëve. Mirënjohja i shkon të gjithë vendeve anëtare të NATO-s”, përfundoi deklaratën Oketa.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ceremonia nga Nishani, Kodheli e pranishme