2 gra të prekura me COVID të shtruara në maternitet, 1 në Infektiv! Mjekja Bare: Vaksinimi i shtatzënave që në 3 mujorin e parë, i sigurt

Me rritjen e infektimeve për shkak të variantit Delta në vendin tonë, është rritur edhe numri i grave shtatzëna të prekura nga virusi. Mjekja obstetër-gjinekologe, Teuta Bare në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” tha për Report Tv se dy gra të infektuara me COVID ndodhen të shtruara në spital.

"Janë me shenja klinike jo të shprehura dhe në gjendje të mirë. Njëra ka lindur dhe është edhe vet dhe bebin e ka në gjendje të mirë dhe tjetra është në tremujorin  e tretë me shenja jo të rënda dhe po ndiqet nga afër për të shkuar drejt një lindje të shëndetshme për nënën dhe për bebin".

Rastet me të komplikuara shtrohen në spialin infektiv, aty ku momentalisht është një grua shtatzënë në javën e 36-të.

"Shtatzanat që kanë simptoma jo të rënda natyrisht që nuk hospitalizohen në maternitet por drejtohen tek mjekët e lagjeve dhe në rastin kur ato kanë komplikacione natyrisht kalojnë në spitalin Infektiv. Në maternitet ato marrin ndihmën në rastin kur kemi të bëjmë me situata të lindjeve para kohe ose i duhet të ndërpresin shtatzaninë për shkak të komplikacioneve ose kur janë për ndërhyrje që nuk janë të hospitalizuara tek Infektivi që tregon që janë në gjendje më të lehtë sepse rastet të cilat janë më të komplikuara natyrisht nuk i shtrojmë ose hospitalizojmë në spitalin tonë".

Por a duhet të vaksinohen nënat që janë në pritje të një fëmijë. Mjekja obstetër-gjinekologe thotë se vaksinimi është i sigurt dhe një domsodoshmëri me praninë e varianti Delta.

"Në bazë të studimeve të kryera posacërisht për këto lloj situatash, është parë që si grupi i shtatzanave që aplikonin vaksinën në tremujorin e parë flasim, dhe grupi i shtatzanave që nuk e aplikonin vaksinënm, nuk kishin ndryshime përsa i përket barrave të ndërprera, keqformimeve të bebit të kompikacioneve të tremujorit të parë. Kështu që është kjo arsye që bërja e vaksinës quhet safe edhe në tremujorin e parë. Pra duhet bërë sepse përhapja e variantit Delta të virusit është shumë e madhe dhe bërja e vaksinës përbën dosmosdoshmëri".

Mjekja këshillon gratë shtatzëna që të tregojnë kujdes të njëjtë si pjesa tjetër e popullatës, duke evituar kontaktet e shumta dhe ambientet e grumbullura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!