KUÇOVË – Dy persona u arrestuan nga policia pasi hynë me armë në një banesë me qëllim grabitjen, në momentin kur në shtëpi ndodheshin edhe familjarët. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, në një banesë private në lagjen “11 Janari”, në Kuçovë.
Babai dhe djali kanë pikasur autorët e maskuar teksa kanë hyrë në oborrin e banesës, duke u përleshur me ta. Sipas policisë, njëri nga autorët, ka qëlluar me armë gjatë përleshjes, duke lënë të plagosur kryefamiljari me inicialet F.Sh, 58 vjeç.
Pas njoftimit të marrë, policia mundi të vërë në pranga dy autorët, Ismet Kumria 50 vjeç (i cili akuzohet se ka qëlluar me armë) dhe Artur Polovina 43 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për 23-vjeçarin me inicialet A.Sh, i cili është djali i kryefamiljarit, për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Policia sekuestroi armën e autorëve, një kallashnikov, dhe dy maska, ndërsa mësohet se 58-vjeçari ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com