TIRANE - Në ditën e 14 të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë të vendosur në ambient të hapur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, një tjetër ish i përndjekur politik është detyruar t'i drejtohet spitalit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në mesditë Agim Kollçaku ka mbërritur në urgjencë për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësor. Më herët, ish të përndjekurit politik shprehën zemërim ndaj deklarimeve të bëra një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha për çështjen e dëmshpërblimit.
Duke deklaruar se greva është politike kreu i qeverisë sqaroi se kësaj shtrese i janë dhënë këstet e para të dëmshpërblimit. Një realitet që sipas grevistëve është flet ndryshe.
Mjediset e grevës në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë janë vizituar edhe nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të Forumit Rinor Eurosocialist që shprehen solidaritet me kërkesat e tyre.
Dy javë pasi janë ngujuar në grevën e urisë, ish të përndjekurit insistojnë në vazhdimin e sakrificës deri në plotësimin e kërkesës për dëmshpërblim.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ish të burgosurit politik, dje protestë te Parlamenti, i mbështet FRD e AK