Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris. Pas fjalimit të tij ku foli për zgjerimin e Bashkimit Europian, protestat në Shqipëri dhe emigracionin, kreu i qeverisë u drejtua Pallatit Élysée, për darkën e organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Nga pamjet që ka postuar në rrjetet sociale shihet se kryeministri nën shoqërimin e bashkëshortes Linda Rama priten nga Macron dhe gruaja e tij Briggite Macron. Pas përshëndetjeve miqësore ata bënë edhe fotove në hyrje të ndërtesës.

“Palais de l’Élysée – Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

'Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita', Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në vitin 2027! (VIDEO)