2 kg marijuanë në autobusin
Vlorë-Athinë, pranga 29 vjecarit

2 kg marijuanë në autobusin <br />Vlorë-Athinë, pranga 29 vjecarit
GJIROKASTER-Sekuestrohen 2 kg marijuanë në autobusin e linjës Vlorë-Athinë. Efektivët e policisë kufitare në Kakavijë në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative ka kryer një kontroll të imtësishëm në autobusin me targë VL 90 79 C të linjës Vlorë-Athinë të kompanisë “Super Ekspress”. Nga kontrolli i ushtruar në sediljen nr 43 ku ishte ulur shtetasi Ergys Latifi, i cili mbante një çantë shpinë të zezë , rezultoi se brenda saj u gjetën dy pako të mbështjella me letër natriban, të cilat përmbanin 2 kg lënë nartike, marijuanë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas e kishte blerë lëndën narkotike në Vlorë dhe do ta shiste në Athinë në sasi të vogla në formë cigaresh.Në përfundim të veprimeve paraprake hetimore autobuzi së bashku me pasagjerët është lënë i lirë të vazhdojë rrugën për në Athinë .
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë