2 mënyrat e gabuara për të reaguar ndaj pickimeve nga gjarpri! I nxehti shton rastet

Me rritjen e temperaturave, pickimet nga gjarpërinjtë dhe merimanga e zezë si dhe helmimet nga ushqimet janë vetëm disa nga rastet që kanë rritur ndjeshëm numrin e urgjencave në shërbimin e toksikologjisë në QSUT. Pickimi i gjarprit mund të jetë vdekjeprurës, thonë mjekët nëse pacienti nuk paraqitet për të marrë shërbim tek bluzat e bardha.

““Helmimet biologjike, që përfshin kafshimet nga gjarpri, kafshimet nga merimanga e zezë, insekte të tjera si krepi, merimanga kafe e izoluar, në bregdet mund të jetë peshku ranxh. Pickimi i gjarprit janë raste të zakonshme që vijnë në urgjencën toksikologjike. Pickimi i gjarprit me mundësi vdekjeprurëse nëse nuk vlerësohet, trajtohet nga mjekët.”, thotë Andrin Tahiri, shefi i toksikologjisë në QSUT.

Për mjekët metodat popullore që janë përdorur deri më tani nga pickimi i gjarprit siç është lidhja e një cope në vendin e pickimit apo çarja më shumë e asaj zone është e gabuar.

“Një lidhje e fortë me llastik, apo mjete tjera, do  të bëjë që dora të ndihet e fortë, duke mos qarkulluar gjaku. Aty mbetet edhe kafshimi dhe dëmet janë të pariparueshme nëse mbahet për një kohë të gjatë jashtë limiteve të caktuara. Ky afat kohor është maksimumi 1 deri në dy prë pas pickimit, ndërsa shenjat e para tek pacienti shfaqen rreth 30 minuta pas. Ka të tjerë që tentojnë të bëjnë inçizion me mjete prerëse, është e dëmëshme, sepse përveçse mund të dëmtosh indet e buta, por prish edhe rruazat e gjakut duke shfaqur më shumë mundësi për infeksione.”, thotë mjeku.

Por, si duhet të trajtohen pickimet nga insektet apo zvarranikët?

“Nëpërmjet fashos mund të tentohet që mbi vendin e kafshimit të bëhet një fashim. Në këtë mënyrë të jepet kohë të vish pranë Qendrës Shëndetësore apo spitalore.  Gjithashtu ekziston edhe një anti-helmi toksine, anti-helm kundër viperit. Shumë produktiv dhe mbështetet në njohjen e thellë të gjarpërinjëve të zonës gjeografike. Ka dhe diçka të tillë, ka rrisqe, ndaj duhet të praktikohet nga mjekët dhe stafi mjekësorë.”, thotë Tahiri.

Në të gjitha rastet, mjekët bëjnë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmë mjekësore pranë Qendrave Shëndetësore, pa pritur që gjendja e tyre të rëndohet.

G.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/06/2024 00:24

    Menyra me e mire se si te veprosh kur te kafshon gjarperi,eshte qe te mos levizesh,sepse cdo levizje shpejton te rrahurat e zemres e si rrjedhim levizjen e shpejte te gjakut,por dhe perhapjen me te shpejte te helmit.Nese ke celular me vete lajmero menjehere urgjencen,paramediket,nese je i shoqeruar me dike,le te lajmeroje shoqeruesi,ose dikush qe mund te gjendet aty afer.Levizja e te kafshuarit eshte gjeja e fundit qe mund te behet.Duhet qe plaga te thithet e te pershtyhet menjehere nese keni dike afer e duhet lidhur /me karar/ sic thuhet me siper.Po keshilla me e mire eshte qe te keni kujdes ku ecni,shikoni me vemendje terrenin dhe vishni pantallona te gjata e kepuce te mbyllura per te patur sa me pak pasoja.Gjarperinj gjen kudo,por zakonisht preferojne zona gjysem te thata e gjysem shkembore,gjithashtu mund t'i gjesh dhe ne fusha me te mbjella te dendura si gruri e misri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta