Ilaçi që u nevojitet diabetikëve përdoret nga njerëzit për dobësim, reklamohet në rrjetet sociale! Mjekët: Në Shqipëri nuk shitet, merret kontrabandë

Mjekët endokrinologë po përballen së fundmi me një fluks të shtuar pacientësh me sëmundjen e diabetit. Çdo vit, regjistrohen deri në 7500 raste të reja dhe ajo që është më shqetësuese, është shpërthimi i kësaj sëmundjeje tek fëmijët, sidomos që pas pandemisë së COVID-19.

“Në 2021 kemi rritje shumë të madhe të rasteve. COVID, ka çuar edhe në shpërthim të diabetit tek persona që nuk e kishin më parë”, tha eksperti i ISHP, Alban Ylli.

Një nga efektet më të forta anësore të diabetit, është prekja e shikimit. Sipas mjekut Toti, nga 85 mijë diabetikë, 40% e tyre kanë probleme me shikimin dhe qindra janë verbuar.

“Vlerësojmë rreth 1 mijë persona që kanë dëmtime të rënda të shikimit deri në verbëri. Rreth 30 mijë persona që kanë Retinopati diabetike, pavarësisht se shumica nuk janë të ndërgjegjshëm për ekzistencën e këtij problemi”, tha Ylli.

Për të shmangur retinopatinë diabetike mjekët bëjnë thirrje për depistim të hershëm dhe mbajtjen në kontroll të sëmundjes.

“Parandalimi ka të bëje qoftë me mënyrën e jetesës, por edhe parandalimin e komplikacioneve sicc është edhe Renopatia diabetike”, tha Toti.

Për të mbajtur nën kontroll sëmundjen, diabetikët duhet të respektojnë dhe dietë ushqimore por edhe konsumim i ilaçeve të nevojshme, që shumë qytetarë po i përdorin së fundmi abuzivisht, edhe për t’u dobësuar. Së fundmi nëpërmjet Tik Tokut, disa përdorues kanë kthyer viral një trend ku sugjerohet injektimi i ilaçit Ozempik, për dobësim pa stërvitje. Mjeku Endokrinolog Florian Toti thotë se në Shqipëri ky medikamentet nuk është i regjistruar, por shumë vajza e shugurojnë nga jashtë vendit.

“Ozempic në Shqipëri nuk ka ekzistuar i riregjistruar. Një pjesë e kanë siguruar nga jashtë, një pjesë tjetër e njerëzve më kanë thënë që e kanë siguruar në Shqipëri. Se ku dhe se si nuk është pjesa ime. Një pjesë e pacientëve kur kanë ndërprerë kurën e kanë rifituar peshën fatkeqësisht’, tha mjeku Florian Toti.

Për të ulur kostot e trajtimit të diabetit, nga fillimi i muajit mars përveç fëmijëve, fishat e diabetit falas do të rimbursohen edhe për moshat mbi 65 vjeç.  Për Retinopatinë diabetike dhe rëndësinë menazhimit të kësaj sëmundje që është gjithnjë edhe në rritje, Instituti i për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare ka zhvilluar edhe një studim.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/02/2023 01:07

    Shteti duhet te vere ne kontroll shitjet e ilaceve on-line,ose me poste.Tek neve nuk merr dot nje ilac per kolle,a te ftohte pa ID, sepse ka njerez qe i perdorin ne vend te alkoolit e drogave se i bejne euforike;ne Shqiperi fyckat e Tik-Tokut genjehen me nje video idiote dhe marrin ilace anti-diabetike qe supozohet te jepen vetem me recete qe jane vetem per diabetiket dhe jo per ulje peshe dhe shkaterrojne melcine.Shteti ka per te levizur kur ndonjeres nga keto fyckat t'i ulet insulina e prodhuar nga trupi(qe besoj se shumica e kane normale) pertej normave,sepse keta lloj ilacesh per ate pune jane dhe ka per te perfunduar ne gjendje te pavetedijshme e ndoshta koma e vdekje diabetike edhe pa qene diabetike ne te vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen