TIRANË - Dy persona u arrestuan nga policia pasi tentuan të kalojnë kufirin përmes Rinasit me dokumente të falsifikuara, të cilat sipas dëshmisë së tyre i kishin blerë kundrejt 2 mijë eurove.
 
Saimir Çuni 33 vjeç me banim në Lezhë dhe Bylbil Muja 40 vjeç me banim në Kukës u arrestuan në flagrancë nga efektivët e policisë kufitare në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas.
 
Çuni dhe Muja do ndiqnin itinerarin Francë-Irlandë-Angli, ndërsa gjatë kontrollit në vijën e dytë në aeroport, ju sekuestruan karta identiteti italiane, leje drejtimi italiane dhe tesera sanitare, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultuan të falsifikuara.
 
Njëri prej të arrestuarve ka deklaruar se këto dokumente ia ka bërë një personi  kundrejt shumës 2000 Euro.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)