2 mln $ rikualifikimi i bllokut
urban të Njësisë Administrative 11

2 mln $ rikualifikimi i bllokut<br />urban të Njësisë Administrative 11
9 mijë banorë të Njësisë Administrative nr. 11 do të përfitojnë nga investimi i Bashkisë së Tiranës për më shumë hapësira publike, rrugë të reja, mure dekorative, sinjalistikë rrugore dhe zhvendosje të linjave elektrike dhe telefonike.

bashkia
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në bllokun e banimit prej 30 hektarësh në njësinë nr.11, ku është investuar për rikonstruksionin e rrugëve, si dhe infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore të kësaj zone.
 
Investimi që përurojmë sot është një investim që i ka kushtuar 2 milion dollarë Bashkisë së Tiranës, në një zonë informale e cila njihet si blloku i Shinave, pranë Bregut të Lumit, në zonën administrative të Laprakës. Më vjen mirë për 9 mijë banorët e zonës që përfitojnë nga ky investim, i cili përfshin sinjalistikë, trotuare, hapësira publike, rrugë të asfaltuara etj”, u shpreh Veliaj.
 
Kryebashkiaku i Tiranës tha se projekti do të vijojë me ndërtimin e shkollave, kopshteve e çerdheve, në mënyrë që përveç infrastrukturës rrugore, kjo zonë të pajiste edhe infrastrukturë sociale. Sipas tij, njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt, por kanë nevojë edhe për institucione sociale.

bashkia
 
Për herë të parë, në këto zona po pilotojmë një koncept të ri, ku jemi duke ulur muret rrethuese, në mënyrë që njerëzit të ndjejnë se jetojnë në komunitet. Në qytet kemi nevojë për hapësira për sytë dhe fëmijët tanë, si dhe për hapësira publike për të liruar trotuaret ku kalojnë familjarët e secilit prej nesh”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku theksoi se me buxhetin modest që ka Bashkia e Tiranës nuk mund të përballojë nevojat në rritje të një qyteti që është pesëfishuar në dy dekadat e fundit dhe 25 - fishuar si territor vetëm me reformën e re administrative.

bashkia
 
Nga Konferenca e Donatorëve kemi marrë disa angazhime, që ashtu siç kemi punuar në këtë bllok, të kemi investime të mëdha edhe në shumë prej zonave informale jashtë qendrës së Tiranës, ndaj mezi pres që punime të tilla cilësore t’i vijojmë edhe në lagje të tjera periferike të qytetit”, tha Veliaj.
 
Krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se janë duke vijuar punimet në zonën e Bregut të Lumit, për të forcuar të dy anët e lumit, me qëllim për të shmangur përmbytjet e së kaluarës.
 
Duke kryer investime të tilla, i tregojmë çdo qytetari që ato pak taksa modeste që paguan për Bashkinë e Tiranës po i administrojmë me korrektesë dhe po rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës në këtë zonë”, u shpreh ai.

bashkia
 
Nga ana tjetër, Veliaj theksoi se qytetarët përfitojnë nga këto investime edhe me rritjen e vlerës së pronës së tyre.
 
Nga ky investim i fundit për 9 mijë banorë që jetojnë në këtë zonë, të gjitha agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se vlera e pronës është rritur nga 50-70%”, tha Veliaj. Ai ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë për të ruajtur investimet. “Duke ruajtur investimet e përbashkëta, secili prej nesh rrit edhe vlerën e pronës së tij, duke bashkëpunuar me bashkinë”, u shpreh Veliaj.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe tha se për herë të parë ka një koncept të ri, ku për të kryer punimet në zonë janë punësuar njerëz nga vetë zona.
 
Besoj se kur punësojmë njerëz të zonës dhe me ato taksa jo vetëm bëjmë investime, por edhe rrisim punësimin, edhe investimi ruhet. Kur dikush e ka bërë vetë investimin, e ndien më shumë si të vetin, se sa të Bashkisë qendrore në qendër të Tiranës”, përfundoi Veliaj.
 
Projekti i zbatuar nga Bashkia e Tiranës solli ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve, si edhe infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore, duke e kthyer këtë zonë në kushte optimale jetese.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë