2 momentet simbol të fushatës në
Dibër që flasin për kandidatët (video)

2 momentet simbol të fushatës në<br />Dibër që flasin për kandidatët (video)
Nesër dibranët do të votojnë për të zgjedhur Kryetarin e ri të Bashkisë. Edhe pse fushata zgjedhore ka qenë e shkurtër, ajo ka qenë mjaft intensive. Partia Demokratike ka zbarkuar e gjitha në Dibër, me shpresën se një fitore e mundshme do të rikthejë shpresat e demokratëve për një rezultat pozitiv në vitin 2017.

Por edhe koalicioni i majtë nuk ka qenë pak aktiv në këtë fushatë. Kryeministri Rama, Sekretari i Përgjithshëm i PS Ruçi dhe ministri Gjiknuri kanë qenë ata që kanë mbajtur peshën kryesore gjatë tre javëve të fundit.

Në këtë fushatë janë dëgjuar shumë premtime, justifikime, akuza dhe kërcënime. Por në fund, janë dy pamje që mbesin të ngulitura në mendjen e gjithkujt, si simbol i kësaj fushate:

Kandidati Muharrem Rama, kirurgu që la fushatën në mes për t’i ardhur në ndihmë qytetarit të dhunuar duke i qepur dhe kuruar plagët në spitalin e Peshkopisë

dhe kandidati Sherefedin Shehu i Partisë Demokratike që i hakërrehet punonjësit të policisë së shtetit duke e fyer dhe kërcënuar siç shihet në videon më poshtë. Nesër, zgjedhja është e lehtë! /Lexo.al



  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron