FIER- 70 gra në Fier, punonjëse të një fasonerie janë larguar padrejtësisht nga puna si dhe nuk janë paguar për dy muajt e fundit. Ato protestuan para kompanisë turke, për herë të dytë brenda pak ditësh. Punonjëset e fasonersitë thanë se ankesat e tyre nuk janë dëgjuar nga Inspektorati i Punës.
“Do ta kërkojmë më tej dhe në gjykatë do ta hedhim se duam lekët Unë kam 900 mijë lekë pa marrë. Jam pa punë, çuni pa punë, burri pa punë”
“Kam dy muaj që jam shkëputur edhe lekët e shkurtit nuk i kam marrë. Punëtoret e tjera u likujduan, unë lashë punën. Ca i paguante. Ne edhe në mars punuam me orët shtesë dhe nuk i ka dhënë lekët”, thotë një punonjëse
“Kemi dy muaj dhe 10 ditë pa marrë pagat. Na hodhën në rrugë të madhe pa asnjë arsye, pa asnjë motivacion. Ne jemi mbledhur të gjitha këtu për të drejtat tona. Duam të dimë ku vajtën lekët tona?”
Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtoreve te fasonerive, Alfred Bushi tha se punëdhënësi ka shkelur kodin e punës. Ai kërkoi reagimin e institucioneve.
“Kompania po sillet në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë duke u mohuar rrogën për më shumë se dy muaj. Kjo përveç së është një padrejtësi nga ana e pronarit, që sillet në mënyrë harbute kemi dhe një shtet që është inekzistent për fatin e këtyre punëtorëve. Një pjesë e këtyre punëtorëve kanë punuar pa siguracione. Institucioni, Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të ishte i pari që duhet të vinte dhe duhet të merrte në mbrojtje punëtorët, te pezullonte punën dhe duhet të verifikonte dhe të kontrollonte situatën e punëtorëve ku ka një sërë shkeljesh të kodit të punës në raport me 70 gra, 70 familje që nuk marrin rrogën prej dy muajsh dhe nuk kanë kontrata pune”.
Fasoneria e veshjeve “Ozgun Kan Albania” që prodhon këmisha aktualisht funksion me staf të reduktuar, ndërsa punonjësve të larguara nuk u janë dhënë pagat e prapambetura
Inspektoriati i punes eshte ne shkelje te hapur te misionit te vete. Nuk funksionon si organ
Përgjigjuderi kur te mari vendimi forme te prere, ka vdek pronari dhen ju bashke me te...
Përgjigju