TIRANE- Një 18 vjeçare është marrë peng për disa orë nga i dashuri i saj 41 vjeç është lidhur me sende të forta deri djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit. Pak ditë më parë dy vëllezër turqë, biznesmenë, janë marrë peng dhe po ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike, sa njëri ka përfunduar në gjëndje të rëndë. Historitë e pengmarrjes kanë ndodhur në Tiranë dhe në të dy rastet personat të cilët u është hequr liria janë marrë në mes të rrugës dhe futur në makinë me forcë ndërkohë që Drejtoria e policisë e Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp dha sot paradite detajet e këtyre dy rrëmbimeve.
PENGMARRJA E 18 VJECARES
Të shtunën pasdite, (8 shtator) Roland Peraj, 41 vjeç ka mbajtur peng për dy orë me radhë të dashurën e tij 18-vjeçare, pas një grindje me të për motive xhelozie. Ngjarja është shënuar në rrugën “Ali Demi” pranë karburantit "Rira". 41 vjeçari ka futur të renë në ambientet e dyqanit servis të tij dhe ka ushtruar dhunë deri në djegien e cigares në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas burimeve nga policia mendohet, se Peraj ka marrë me forcë vajzën nga një lokal në qëndër të Tiranës dhe e ka futur në dyqanin servis të tij. “E ka rrahur për motive xhelozie, duke e lidhur me sende të forta dhe duke e djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit” - informon policia e cila mendon se vajza mund të jetë liruar pas 2 orësh, pasi ajo ka pranuar të thoshte gjithçka që ai dëshironte të dëgjonte. Pas denocimit në polici nga ana e 18-vjeçares, efektivat e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e 41-vjeçarit në zonën e "Ali Demit", në Tiranë. Ai është shoqëruar në ambjentet e komisariatit nr.1, ku është marrë në pyetje lidhur me pengmarjen dhe torturimin e të dashurës së tij.
PENGMARRJA E BIZNESMENEVE TURQ
Pengmarrja e dy vëllezërve turq, biznesmenë është shënuar mbrëmjen e 24 gusht. Rreth orës 22:45 minuta të kësaj mbrëmjeje, vëllezërit V. Alkaja, 31 vjeç dhe M. Alkaja janë marrë peng nga 3 persona në rrugën “Sulejman Delvina”. Pasi i kanë hipur në automjetin tip BMW me targa A A30 DC i kanë dërguar në afërsi të Selitës dhe ndaj tyre kanë ushtruar dhunë fizike. Njëri prej vëllezërve M. Alkaja është shtruar në Spitalin Amerikan, në gjendje të rëndë, ndërkohë që vëllai tjetër V. Alkaja ka bërë denoncimin në polici.
“Në saj të një pune hetimore të menjëhershme dhe të gjithanshme rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Eltion Lafetaj, 34 vjeç, banues në Selitë të Tiranës, i cili u shpall në kërkim.” - deklaroi zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini. Krimet e rënda nisën sot procedimin penal ndaj Eltion Lafetaj dhe po punohet për të zbuluar autorët e kësaj pengmarrjeje.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com