Dy komshijet përfundojnë në komisariat për shkak të zënkave me njëra-tjetrën për të dashurin. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në kryeqytet, ku protagoniste janë K.K. dhe L.K. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, këto dy femra nuk janë të panjohura për dyert e policisë po për të njëjtën arsye, “i dashuri” i cili ia kishte fituar zemrën dy grave të martuara.