2 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm masiv dronësh që ndërmorri Rusia në Ukrainë ndërsa gdhihej e diela. Lajmi u bë publik nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.  Përmes një postimi në X, Zelensky tha se rajonet më të goditura janë Sumy, Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia, Khmelnytskyi dhe Odesa. Sipas tij, në sulme u përdorën mbi 200 dronë, shembulli i rradhës që tregon përshkallëzimin e sulmeve nga ana e Moskës.

Një person u vra në qytetin e dytë për nga madhësia, Kharkiv, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov, duke shpjeguar se si pasojë e sulmeve ruse janë dëmtuar pjesë të rëndësishme të infrastrukturës energjitike. Sa i përket viktimës së dytë, është ende e paqartë mënyra se si kanë vdekur.

Në shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kyiv, nuk ka energji elektrike dhe as ngrohje, ndërkohë që Rusia nuk resht së goditur rrjetin tashmë të dobësuar prej të ftohtit, ndërkohë që banorët përballen me temperatura që arrijnë -16 gradë.

Të shtunën, Zelenksy tha se kishte urdhëruar importin e energjisë elektrike. Sulmet e fundit të Rusisë vijnë ndërsa zyrtarë amerikanë dhe ukrainas takohen në Miami për të diskutuar mbi garancitë e sigurisë dhe një paketë për rimëkëmbjen e Ukrainës pas luftës.

Uashingtoni po e nxit Kievin të dakordësohet për një marrëveshje paqeje të cilën më pas do ia paraqesë Moskës, e cila ka kërkuar shumë lëshime nga ana e Ukrainës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
Ukrainë/ Mbi 200 mijë shtëpi pa energji elektrike pas sulmit masiv me dron nga Rusia

 

1768299636_ukraine.ëebp

Mbi 200,000 shtëpi janë pa energji elektrike në jug të Ukrainës së pushtuar nga Rusia pas një sulmi nga ushtria e Kievit, njoftuan autoritetet e emëruara nga Moska.

"Si rezultat i një sulmi armik ndaj infrastrukturës energjetike të rajonit, pjesa më e madhe e rajonit të Zaporizhzhisë ka mbetur pa energji elektrike", njoftoi në Telegram Yevgeny Bakylits, i cili qeveris zonat e pushtuara nga Rusia të territorit.

Sipas tij, 213,000 abonentë dhe 386 lokalitete në rajonin e Zaporizhzhisë janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të sulmit. Vladimir Saldo, guvernator i rajonit fqinj Kherson, gjithashtu i emëruar nga Moska, kishte raportuar mbrëmjen e kaluar se Ukraina kishte bombarduar një nënstacion elektrik, duke ndërprerë energjinë elektrike në 14 qytete dhe 450 fshatra.

Ai më vonë njoftoi se energjia elektrike ishte rikthyer pas riparimeve emergjente. Rusia, nga ana e saj, ka intensifikuar sulmet e saj masive ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë dhe ngrohjes.