Këta dy të rinj janë nga Turqia dhe udhëtimin e tyre të parë për në Shqipëri, zgjiodhën ta bëjnë me linjën e avionëve “Air Albania”, Stamboll-Kukës. Çmimet e lira, me të cilat operon Aeroporti Zayed-Flatrat e Veriut, ka shtuar fluksin e pasagjerëve.
“Vi nga Stambolli. Udhëtimi ishte i mirë. Do të vizitojmë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dëshiroj të njoh kulturën dhe historinë e këtyre vendeve. Jam shumë kureshtare për të njohur Maqedoninë e Veriut por edhe Shqipërinë. Shoqëria më ka thënë se në Shqipëri ka ushqime të mira, sidomos qoftet. Dua ti provoj si janë.
Hera e parë që vij në Shqipëri. Udhëtimi me avion nga Stambolli ishte i mirë dhe i lirë. Këtu është bukur. Do të vizitojë vendet historike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut Do të qëndrojmë 3 ditë”, u shprehen dy të rinjtë e ardhur nga Turqia.
Shumë nga ata që udhëtuan me këtë linjë, janë pasagjerë nga qytete të ndryshme të Kosovës, që jetojnë në Turqi. Zgjedhjen e Aeroportit të Kukësit për të ardhur në vendlindje për pushime, e bënë për shkak se kostoja është shumë më ekonomike sesa në aeroportet e tjera.
"Shumë mirë. Ju lumshin duart që e keni bërë. Shumë e lirë është këtej, andej nga Rinasi më shtrenjtë. Përshembull këtu ishte 65 euro, atje 135 euro.
Hera e parë që vi në Kukës, ishte më lirë se Rinasi", thanë pasagjerët.
Fluturimet e para, dy herë në javë Kukës- Stamboll dhe anasjelltas u hapën me datë 15 Korrik 2021. Aktualisht, “Air Albania” në dy linja me Stambollin dhe Zyhriun operon me plot 6 fluturime në javë, numër ky i cili pritet të rritet për shkak të kërkesës së madhe të pasagjerëve.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen
27 Nëntor, 15:39
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës
26 Nëntor, 12:53
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11