2 vëllezër Fredi Zhaka dhe Aleksandër Zhaka, 39 dhe 36 vjeç, janë vënë në pranga në Përmes pasi iu është gjetur nga policia 1.4 kilogram kanabis dhe një armë zjarri në një ambient në përdorim të tyre. Ndërkohë që është vënë nën hetim babai i tyre 69 vjeçar. Janë sekuestruar si provë lënda narkotike, arma e zjarrit, disa fishekë dhe 2 aparate celulare.
"Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "BROTHERS", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Zh., 39 vjeç dhe A. Zh., 36 vjeç (vëllezër) banues në fshatin Bodar, Përmet, si dhe u procedua penalisht shtetasi Ll. Zh., 69 vjeç (babai i tyre). Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient në përdorim nga këta shtetas, në vendin e quajtur "Vinja", fshati Bënjë, Përmet, u gjetën 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, një armë zjarri dhe një sasi fishekësh", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".