Burri është në pritje të klientëve për të shitur fishekzjarrët dhe pse tregtimi i lëndëve piroteknike prej dy vitesh është i ndaluar. Jemi në prag të Krishtlindjes dhe të Viti të ri. Report TV bëri një vëzhgim në disa dyqane që tani kthehet vëmendja e të gjithë fëmijëve që duan kapsolla, fishekzjarrë e lloje të ndryshme të këtyre lëndëve. Por, interesuar pranë Policisë së Shtetit, siç konfirmojnë dhe vetë tregtarët, në terren nuk kanë nisur kontrollet nga uniformat blu.
"Nuk janë bërë kontrolle nga policia. Por, gjithsesi nuk kanë pse t’i ndalojnë, këto janë fishekzjarrë që nuk janë të rrezikshme. Ja, 4 mijë lekë të vjetra bënë, ka 20 shpërthime. Ka edhe të tjerë që janë më të shtrenjtë", thonë tregtarët.
Në vendimin e marrë fiks dy vite më parë, është ndaluar prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve. Sipas këtij urdhri specifikoheshin rastet ku do të lejohej përdorimi i këtyre produkteve, vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e këtyre lëndëve. E megjithatë, në terren, me afrimin e fundit të vitit, situata duket se është ndryshe, biznese të vegjël, dyqane lodrash dhe lagjesh arrijnë që të sigurojnë materiale të tilla për t’i tregtuar, edhe para datës që është parashikuar ligjërisht të lejohen. Periudha e festave të fundvitit, duke filluar nga data 15 dhjetor deri në 1 janar, me ndryshimet që janë bërë përgjatë gushtit 2020 lejon tregtimin e këtyre lëndëve piroteknike. Por, përdorimi i tyre mund të bëhet vetëm nga persona mbi 18 vjeç. ndryshe sa tregon realiteti, ku përdorimi më i madh i tyre është nga fëmijët.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
25 Dhjetor, 11:17
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
21 Dhjetor, 15:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor, 10:05
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor, 14:06