Tre persona janë proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të mbajtur një ditë më parë në Tiranë.
Sipas Policisë,gjatë 48 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka vendosur 29 gjoba në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të proceduar apo natyrën e shkeljeve të konstatuara.
Mbrëmjen e djeshme, një grup protestuesish u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku u shënuan momente tensioni me policinë.
Protestuesit u shtynë herë pas here me efektivët ndërkohë që në tubim mori pjesë edhe aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, e cila shprehu mbështetjen për lëvizjen “Flamingo” dhe akuzoi autoritetet për dhunë dhe represion ndaj protestuesve.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Tiranë/Procedohen penalisht 3 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.
Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, vendosen 29 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 3 shtetas.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 29 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.











Komente
Komento