TIRANE- Çaush Isaraj, 64-vjeçari që dy vite më parë proteston në majë të një shtylle të tensionit të lartë në zonën e “Don Boskos”, për padrejtësinë që i kishin bërë me pronat në fshatin Picar, sërisht është rikthyer me një protestë tjetër, ku këtë herë përpara Prokurorisë së Përgjithshme. Me një banderolë të varur në qafë, Isaraj ka zënë derën kryesore të Prokurorisë së Përgjitshme, duke i treguar të gjithë prokurorëve që hynin në zyrë, problemin e tij. Çaush Isaraj, shkruante se i kërkonte ndihmë kryeprokurorit Llalla për zgjidhjen e problemit që kishte, lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke në fshatin Picar. Sipas 64-vjeçarit, kallëzimin që kishte kryer në prokurorinë e Gjirokastrës e kishin pushuar, ndërkohë edhe nga proceset gjyqësore nuk ka mundur të marrë zgjidhje, si pasojë e tej zgjatjes së pafundme dhe gjëndjes së vështirë ekonomike.
Protesta e Çaush Isaraj, ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi shumë shpejt në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme është shfaqur një patrullë e komisariatit nr.1, e cila ka bërë dhe largimin e 64-vjeçarit nga dera kryesore e institucionit të akuzës. Në datën 4 korrik 2011 rreth orës 08:30 kur u njoftua se Çaush Isaraj nga Gjirokastra, por me banim në Tiranë kërcënoi se do të hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë duke kërkuar kthimin e pronës së tij në fshatin Picar. Në zonë mbërritën forcat e policisë, zjarrfikëset e ambulancat, ndërsa u zhvilluan negociata me Isarajn, që ai të zbriste vullnetarisht nga lartësia për të evituar përkeqësimin e situatës.
Duket se Isaraj nuk ka pranuar, ndaj efektivët e policisë janë ngjitur për ta izoluar dhe për ta zbritur me forcë prej andej. Brenda disa minutash tre efektivë, mes tyre edhe efektivi i RENEA Ardian Bibaj, e kapën të moshuarin dhe e kanë ulur në tokë me anë të shkallëve speciale. Në momentin e zbritjes, efektivi Bibaj, për motive ende të paqarta ka rrëshkitur nga shtylla duke rënë me kokë nga disa metra lartësi. Menjëherë ambulancat e kanë dërguar në spital, ku pas marrjes së kurimit, Bibaj tashmë i është kthyer sërisht forcave RENEA.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com