20 ha tokë Balilit, Panariti: Kontratat
sipas ligjit, u miratuan me VKM

20 ha tokë Balilit, Panariti: Kontratat<br />sipas ligjit, u miratuan me VKM<br>
Pas akuzave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili deklaroi se në vitin 2016, kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI është lidhur një kontratë më kompanitë e Klement Balilit, vjen edhe reagimi i ministrit të asaj kohe, Edmond Panariti.

Panariti pranon ekzistencën e këtyre kontratave për familjarët e të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, por sqaron se gjithçka është bërë konform ligjit, ndërsa theksoi se janë miratuar me Vendim Qeverie. 

Reagimi i Panaritit
Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.

Pas këtyre deklaratave nga Braçe ka reaguar dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu. Në reagimin e tij ai shkruan se  ndjej vetëm keqardhje.

vojo bregu
(Postimi i ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring