Pas denoncimit Klodjan Pjeshka është arrestuar dhe akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi kërkoi ryshfet. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com