20 mijë qytetarë nuk dalin dot nga banesa për të votuar, KQZ: Merrni masa ligjore, dërgoni kutitë e votimit në shtëpi

20 mijë qytetarë me të drejtë vote janë të paaftë fizikisht për tiu drejtuar kutive të votimit ditën e zgjedhjeve për të hedhur votën e tyre.

 ‘Ata qe s’dalin dot nga shtëpia rreth 20 mije që janë të diskriminuar”- tha Celibashi.

Nga një takim me OSBE për informimin e zgjedhësve, Ilirjan Celibashi u kërkoi palëve  të krijojnë mundësinë ligjore të votimit të këtyre personave që për arsye objektive nuk kanë mundësi, siç mund të jenë të sëmurët.

 “Duhet adresuar kjo çështje, për personat që për arsye objektive nuk shkojnë dot në qendrat e votimit. Duhet gjetur mënyra që një vend kandidat i BE në mes të Evropës ska asnjë justifikim që ata të mos votojnë. Është prioritare edhe pse e dimë që politika ka prioritete të tjera.’- tha Celibashi.

Këtë thirrje kreu i KQZ ia ka adresuar më herët partive politike edhe përmes një letre, ku i ka kërkuar të trajtohet me prioritet. 

Celibashi ka përsëritur dhe thirrjen për hapësira ligjore me qellim votimimi i emigrantëve, por teksa ka mbetur vetëm një vit nga zgjedhjet e ardhshme nuk është bërë asnjë hap.

Të premten grupi i Dialogut do të mblidhet sërish dhe në të pritet të diskutohen piketat e përgjithshme të Reformës Zgjedhore.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/04/2024 02:21

    /BESI/,jo te gjithe personat e ketij grupi jane njohes teknologjie,bile nje pjese e mire,mund te mos kene kushte financiare per lukse te tilla.Dergimi i kutive te votimit ne shtepi duket pak absurde,por jo i pamundur,votimi me poste,do te ishte nje zgjidhje sa kohe qe do te kene dike qe t'jua postonte.S.d.q.perpara se te mendohet se si te votoje ky grup,me mire te pyeten nese deshirojne te votojne apo jo.20 mije persona jane,nuk eshte ndonje numer qe ka ndikim te madh dhe po te mendosh qe ne kete shifer futen dhe ata qe s'jane te afte fizikisht,por dhe menderisht,p.sh vuajne nga skleroza,per mendimin tim me pare duhet vleresuar ne ja vlen apo jo, t'i hyhet nje sipermarrjeje te tille!

    Përgjigju
  • Besi: 03/04/2024 15:30

    ose te votojne me email ne nje link te aprovuar nga vete kqz dhe te derguar ne smartfon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë