KROACI- 2 shqiptarë, 30 dhe 44 vjeç kanë rënë në prangat e policisë kroatë pasi iu gjetën 11.35 kilogramë heroinë të fshehura në mjetin ‘Audi’ me të cilin po lëviznin.
2 shqiptarët u ndaluan sapo kaluan kufirin në Karasovići, rreth paradites së 10 janarit pasi dyshoheshin për trafik lëndësh narkotike. Kur policët ushtruan kontroll në mjetin e tyre, nëpërmjet një qeni anti-drogë u pikas se në mjet kishte të fshehur lënda narkotike.
Mediat kroate shkruajnë se heroina ishte e ndarë në 20 pako dhe ishte fshehur në një pjesë të modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut. Si drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri u arrestuan dhe u konstatua se ata synonin të transportonin heroinë nga Shqipëria në tregun e Evropës Perëndimore.