Kroacia ka asgjësuar një sasi me speca të kuq me pesticide, që vinin nga Shqipëria. Lajmin e ka konfirmuar sistemi europian RASFF, sipas të cilit prodhimi shqiptar rezultoi me lëndën aktive proquinazid.
Ndërkohë për këtë substancë niveli i lejuar i pranisë së speca është zero. Mësohet gjithashtu se vendimi për groposjen e specave të kuq me origjinë nga Shqipëria u mor pas rezultateve të analizave.
Ky nuk është rasti i parë kur Kroacia bllokon ngarkesa me speca të kuq me pesticide nga Shqipëria. Vitin e kaluar, u shënua një tjetër rast kur produktet e mbërritura nga Shqipëria, u bllokuan në Kroaci.
Po ashtu, vitin e kaluar edhe Sllovenia ktheu një ngarkesë me speca të kuq që kishin shkuar nga Shqipëria, me pretendimin për përbajtjen e lartë të pesticideve. Gjatë gjithë vitit të kaluar, 8 ngarkesa me speca të importuara nga Shqipëria u identifikuan në shtetet e huaja me prezencë mbi normë të pesticideve.









Komente
Komento