Dita e fundvitit i gjeti të përmbytur banorët e zonës së ish-kënetës në Durrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të një nate më parë.

Janë rreth 20 banesa të përmbytura në një bllok banimi në lagjen nr.6 ose siç njihet zona e ish-kënetës. Siç shihet uji ka pushtuar, rrugët, oborret e shtëpive dhe në disa prej tyre ka deportuar brenda duke prishur orenditë.

Banorët thonë se kanë mbi 20 vjet që banojnë në këtë lagje, por vetëm këtë vit janë përmbytur. Kanalet kulluese që nuk janë pastruar prej kohësh kanë sjellë këtë situatë të rënduar.

I kontaktuar me telefon nga Report TV, kreu i njësisë administrative  Serian Mazreku tha se do të ndërhyhet me elektro-pompa për të larguar ujin nga banesat, ndërsa do të ndërhyhet edhe për pastrimin e kanaleve kulluese. 

1609438320_durresipermbytje3.jpg