20 vite diferencë me gruan, kantautori: Janë shumë pak, do doja edhe më shumë (VIDEO)

Gjergj Lekën e njohim të gjithë për muzikën që i ka sjellë publikut shqiptar ndër vite.  Me krijimet e shumta ai ka dhënë kontributin e tij në artin e muzikës shqiptare. Megjithëse vazhdon ende të mos i ndahet krijimtarisë, Leka ka thënë mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv se ka shumë nostalgji për muzikën e dikurshme, e madje do të rikthehej me vrap tek ajo.

"Do ti kthehesha me vrap të djeshmes, vetëm për diçka. Për seriozitetin që kishte arti dhe unë isha muzikant, merresha me muzikë.  Unë sot duhet të mendoj për sponsorat, duhet të mendoj që të mos më vijë e ftuara me minifund dhe me pirsing në program, mundohem të mos them ndonjë fjalë më shumë se i dashuri nga Laçi mund të më shembë në dru. Kemi problem të tjera sot që dje nuk i kemi patur. Kemi patur probleme se nuk ishe i lirë të bëje krijimtarinë tënde. Do preferoja kohën e vështirë, se sa me një anarshi muzikore që ka sot, por me trutë që kam sot, jo me atë që kisha atëherë.", tha Leka në studion e "Rreze Dielli"

Me karakterin e tij të padorëzuar Gjergj Leka jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga muzika edhe pse e kanë ndaluar dhe penguar për shkak të biografisë, por ka guxuar edhe më tej duke veshur kostumin e moderatorit dhe autorit të programeve televizive. E megjithë vështirësitë që ka hasur në tregun mediatik shqiptar, kantautori tha për “Rreze Dielli” se vazhdon të bëjë atë që do duke mos iu bindur dëshirave të shefave apo drejtorëve.

"Unë kam mbetur ai që jam. Dua të mos kem një shef mbi kokë që të më thotë bëje këngën kështu sic them unë, ose vëre çik emrin e dashnores time në program. Unë e lashë, e preva me thikë programin në RTSH vetëm se guxoi të më thoshte këtë një nga drejtuesit. Vëre vwr këtë në program, më tha. Tët ëmë vendos thashë se unë nuk e vë.  Këto janë gjërat më të rëndësishme që unë kam në jetë, parimet që nuk i shkel. Jam i lirë të bëj çtë dua në jetë dhe kjo nuk ka të paguar. Ndonjëherë, në ndonjë muaj nuk më del hesapi, se e di që harxhoj më shumë se sa fitoj.",- u shpreh kantautori gjatë emisionit

Gjergj Leka ne studion e "Rreze Dielli"

Shpesh është përfolur për historinë e tij të dashurisë me Eriselën, kjo për arsyen se kanë shumë vite diferencë moshe mes tyre, por kjo gjë për Gjergj Lekën është krejt e natyrshme. Madje ai tha gjatë bisedës se 20 vite diferencë mes tij dhe bashkëshortes janë shumë pak.

"Kemi shumë pak vite diferencë. Edhe më shumë duhet të kishim, 20 vite diferencë kemi. Unë kam ca shokë të mi që i kanë gratë 2-3 vite më të mëdha se vetja, e llahtarshme. Më vinë te bahçja ime dhe qajnë. Gjithë jetën më kanë paragjykuar dhe vazhdojnë. Madje po të mos më paragjykojnë do thosha ça ka që nuk shkon.

Unë jam shumë krenar për një gjë në jetën time. Femrave që kam pasur, dhe unë i di me emër me mbiemër se nuk kanë qenë aq shumë sa thonë, se ujku ka namin, por cakkali bën kërdinë. Nuk i kam thënë kurrë të dua një femre që nuk jam lidhur sinqerisht. Pastaj si gjiyhë të rinjtë unë kam qenë shumë i zhvilluar. Me këtë trup kam qenë që 16 vjeç. Eksperiencat i kam patur gjithmonë me më të rritura se vetja jonë dhe pastaj kur martohesh, prapë më të rritur do ta marrësh? Jo.",- tha Leka gjatë bisedës

Duke folur për dashurinë e marrëdhëniet, kantautori ndau me ne edhe një fragment të ndodhur vetëm pak ditë më parë në një prej rrugëve të Tiranës.

"Mua më ka ndodhur dhe një gjë shumë e bukur pak ditë më parë.  Tek presidenca, do kaloja semaforin dhe ishte një nënë aty dhe i thashë nëne hajde. Nëne e satëme më tha, ti më ke pasur ..., ishte një e asaj kohe. Kështu i bie, unë kam qenë  16 vjeç, ajo ka qenë 40, llogarite, mirë që është gjallë dhe sot. Ishte situatë kryevepër, unë dhe u frymëzova për një tekst kënge, por nuk ma tha emrin.",- tregoi Leka në "Rreze Dielli"

Gjergj Leka dhe gruaja e tij

 

1/2
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashnori: 05/07/2019 19:31

    Njerezit duhet ti thone faleminderit. Ke menduar ti kenaqesh jo vetem me muzik. Si ty te jene te gjithe

    Përgjigju
  • Mir el: 05/07/2019 15:58

    Kjo eshte vajza juaj? Besoj ,sa per jeten personale cdo kush eshte i lirë te bëj cte dojë por shkencerisht ka nje zhvillim/ shpjegim tjeter .....psikologjikisht ka perseri nje shpjegim tjeter ......por te pakten mos gjykoni dhe ju te tjerët....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje