'20 vite nepotizëm e krahinalizëm' Meta premton ti japë fund: Shumë shpejt ndryshime statutore në Partinë e Lirisë

Partia e Lirisë mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, për të votuar vendimet e marra dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për ndryshimin e situatës politike dhe sociale në Shqipëri.

Me ton të ngritur Meta paralajmëroi ndryshim të statutit, dhe duke bërë 'një mea culpa' tha që do të ndalojë nepotizmin dhe krahinalizmin dhe të realizojë një parti model.

“Do ta fillojmë nga shtëpia jonë. Me rregulla të qarta. Kur linja politike është e qartë, thoshte një diktator, nuk e ka thënë gabim, faktor vendimtar mbetet organizimi. Ne kemi shumë për të bërë. Nisim një histori të re për 20 vite që do të vijnë se kemi 20 vjetorin e krijimit të LSI. Ne duhet të ndahemi një herë e përgjithmonë nga nepotizmi e krahinalizmi, sepse kanë qenë probleme për ne në këto 20 vite e kanë ndikuar në disa vendime të gabuara që i kanë kushtuar vendit.

Në një vend si i yni, ku të gjithë njohin njëri tjetrin, nepotizmi duhet të jetë me rregulla të qarta.

Sepse një parti që jep shembullin në këtë drejtim është e besueshme ta bëjë dhe nesër në shtet, në tatime, administratë e kudo. Shumë shpejt do të kemi ndryshime statutore. Dikush më thotë si mund ta bëjmë. Do ta bëjmë shumë herë më mirë seç i ka bërë Ilir Meta kur ishte kryeministër 30 vjeç e papërvojë. U tha u bë!' tha Meta. 

Komiteti Drejtues Kombëtar miratoi sot 5 prioritetet kryesore pwr 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë:
1. Ndalimi i shpopullimit.
2. Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
3. Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:
4. Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës.
5. Shqipëria, fuqi eksportuese.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/04/2024 03:45

    /Nepotizmi duhet te jete me rregulla te qarta/ ??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!