Arbion Aliko një prej 21 personave të shpallur në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit teksa kryen operacionin në Lazarat, rezulton që prej 1 viti të jetë në kërkim dhe nga Interpol.

Aliko është shpallur në kërkim nje vit me pare nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, armëmbajtje pa leje dhe kultivim narkotikësh.

Janë këto të dhënat e Interpol kur Aliko ishte 19 vjeç dhe kërkohej për tre vepra të rënda kriminale. Por paçka shpalljes së tij në kërkim për të dytën herë në listën e policisë ai vazhdon ende të jetë në arrati.

arbion aliko

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)