200 gr tritol në derë, detaje të reja nga vendosja e pakos me eksploziv në lokalin në Vlorë

200 gr tritol në derë, detaje të reja nga vendosja e pakos me eksploziv në lokalin në Vlorë

Pamje nga vendngjarja

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një biznesi bar-kafe në qytetin e Vlorës iu vendos gjatë natës një sasi prej 200 gram tritoli, detaje të reja kanë dalë nga vendosja e lëndës shpërthyese në derën e lokalit të Adriatik Brahimaj rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes.

Sipas burimeve për Shqiptarja. com  mësohet se kanë qenë 4 persona me një automjet që kanë kaluar në atë zonë në kohën e ndodhjes së ngjarjes ndërkohë që dyshimet paraprake për së automjeti ka qenë më targa të falsifikuara.  Sipas burimeve nga automjeti kanë zbritur dy persona të kamufluar të cilët kanë vendosur lendën plasëse . Burime për shqiptarja. com bëjnë të ditur se lënda eksplozive tritol ka qenë me fitil dhe ai nuk është ndezur për shkak se ka patur lagështirë që nuk ka bërë shpërthimin.

Në derën kryesore të një lokali, në Vlorë u gjet orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte një pako me eksploziv. Sipas ekspertëve  të policisë në pakon  që ishte vendosur në lokalin e ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në vlorë  gjendej rreth 200 gramë tritol.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 31/01/2019 19:03

    Varju mo Edin,dava fshataresh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël