ATHINE - Plot 200 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar i moshës 40 vjeç. Shqiptari u kap në Konicë pas një operacioni antidrogë të policisë greke, në bashkëpunim me departamentin e Antidrogës në Policinë e Janinës. 

Ai transportonte me makinën e tij 200 kilogramë kanabis sativa, të cilën e kishte të ndarë në 131 pako.

Droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit të tij dhe mendohet se kanabisi do të trafikohej në Athinë.

Dyshimet e para të policisë greke janë se droga kishte dalë nga Shqipëria, ndërsa në kërkim është shpallur një 35-vjeçar. Ky i fundit është pronari i makinës me të cilën shqiptari 40-vjeçar i arrestuar transportonte kanabisin.

Greqi

droge greqi shqiptar
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)