200 mësues në Belsh nuk marrin pagesën e transportit prej 3 muajsh: Vijmë nga Elbasani, Drejtoria Arsimore të japë zgjidhje

Nga Elbasani udhëtojnë çdo ditë drejt fshatit Marinëz të Belshit për të dhënë mësim.  anë mësuesit e shkollës 9-vjeçare “ Abdyl Tafani” të cilët ngritën shqetësimin në media pasi kanë tre muaj pa marrë pagesën e transportit.

 “Vijmë nga Elbasani 5 ditë në javë duke paguar biletën 400 lek/ ditë. Nuk kemi marrë pagesën që shkon 9 mijë lek të reja për 3 muaj. Të cilat nuk i kemi marrë që nga muaji maj, qershor, shtator. Është një shifër jo e vogël për ne që paguhemi me pagë shtetërore. ZVA Belsh nuk mori asnjë masë. Është neglizhenca, mospërgjegjësi nuk e di?! Duam që ky problem të marrë zgjidhje”, tha mësuesi Zarif Tabaku.

Në gjithë bashkinë e Belshit numërohen rreth 200 arsimtarë që nuk kanë marrë pagesën e transportit. 

“Vijmë çdo ditë nga Elbasan në Marinëz me makinë personale. Lekët e rrugës kanë ardhur gjithmonë me vonesë. I kemi telefonuar zyrës arsimore por nuk kemi gjetur zgjidhje. Sindikata nuk ka! Ne jemi familjarë, kemi shpenzime, kredi për të larë. Shteti na jep 3 mijë lek në ditë, ndërkohë ne kostoja e rrugës nga shkolla 400 lek të reja çdo ditë. Deri tani nuk kemi pagesën për muaj maj qershor, shtator dhe tetori që sapo ka filluar”, tha mësuesja Rudina Alla.

Drejtoria Arsimore e Belshit e kontaktuar nga Report TV tha se problemi do të zgjidhet brenda ditës, pa dhënë shpjegime për shkaqet e vonesave. Ndërsa siç shihet në pamje, shkolla “9-vjecare” e Marinëz nuk ofron asnjë kusht për zhvillimin e mësimit….

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë