Ka përfunduar ndërtimi i urës tip Bailey në Peqin. Ura metalike është e gjatë 24 metra dhe ka kapacitet mbajtës deri në 10 ton.
Përmes saj lehtësohet qarkullimi dhe përmirësohet aksesi i shërbimeve bazë për banorët e 7 fshatrave: Karinë, Drungaj, Sinametaj, Triballie, Thartor, Garunjë e Vogël dhe Vrap.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Përfundon ndërtimi i urës së re Bailey në Peqin!
Batalioni i Xhenios ka përfunduar ndërtimin e një ure të re metalike të tipit Bailey, me gjatësi 24 metra dhe kapacitet mbajtës deri në 10 ton.
Vënia në funksion e urës rikthen lidhjen infrastrukturore dhe lehtëson qarkullimin, duke përmirësuar aksesin e banorëve të fshatrave Karinë, Drungaj, Sinametaj, Triballie, Thartor, Garunjë e Vogël dhe Vrap drejt shërbimeve bazë.
Një tjetër kontribut konkret i Komandës Mbështetëse pranë Ministrisë së Mbrojtjes në mbështetje të komunitetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.










Komente
Komento