200 mijë shqiptarë të larguar
Bojaxhi: Fëmijët tanë i rritim këtu

200 mijë shqiptarë të larguar<br />Bojaxhi: Fëmijët tanë i rritim këtu
Sfida për Shqipërnë ka zgjedhur të dalë me valixhe në dorë në shenjë solidaritetit për 200 000 shqiptarët që janë larguar në emigrim në 4 vitet e fundit. Gjergji Bojaxhi, kryetari i partisë Sfida u shpreh se politika e vjetër nuk mund të rilindë.
 
"Kaq i mirë ka qënë ky vend gjatë “Rilindjes” sa për katër vjet humbën shpresën 200.000 shqiptarë dhe lanë gjënë e tyre më të shtrenjtë: tokën ku ishin rritur, njerëzit e dashur pa të cilët s’jetonin, shoqërinë e zgjedhur në vite dhe shtëpitë që ndërtuan me aq mundim e sakrifica. U larguan se panë një vend që nuk drejtohet nga e drejta por nga militantizmi dhe njohjet personale.

Ikën se “Rilindja” i humbi edhe shpresën e fundit, se pas zhgënjimeve të përsëritura nga Berisha, Nano, Meta, e së fundmi Rama. Pritën shtetin e së drejtës, do zhdukte korrupsionin në spitale, në emerimet e mesuesve, sdo shkarkonte punonjës për bindje politike apo s’do mbushte tatimet, doganat e gjithë tollovinë e inspektoreve me shtresën me të paaftë e hajdute të shoqërisë"
, u shpreh Bojaxhi. 
 
Nga ana tjetër, Bojaxhi u shpreh se nuk do të ketë kthim mbrapsht dhe se zgjedh që të rrisë fëmijët në vendin tonë, dhe jo të largohen dhe të lënë vendin bosh.

"Ne nuk ikim nga ky vend. Te ikin ata nga politika. Ne do rrisim femjët në këtë vend.

Shqipëria ka shumë shpresë. Është koha për ndërgjegjësim. Ne kemi planin për rimëkëmbjen e ekonomisë, kundër korrupsionit, departizimin e administrates dhe sigurinë ushqimore"
, tha Bojaxhi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime