“Gjoba” bizneseve, pranga tatimorëve, mes tyre zyrtari i lartë i PS (Emrat)

“Gjoba” bizneseve, pranga tatimorëve, mes tyre zyrtari i lartë i PS (Emrat)

Artan Kroj, inspektori i arrestuar në Durrës

DURRËS-Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, janë arrestuar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë rryshfete bizneseve, deri në 200 mijë lekë.

Në bashkëpunim me ta ka vepruar edhe një tjetër inspektori tjetër i cili është shpallur në kërkim. Gentian Elezi dhe Artan Kroj, janë dy të arrestuarit, ndërsa P.H, është shpallur në kërkim. Shqiptarja.com ka mësuar se inspektori Artan Kroj, është kryetar i njësisë nr 3 në Tiranë.

Njoftimi i plotë

Durrës.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;
• Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmi u bë fillimisht publik nga deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili ditën e djeshme shkruante se ata ishin arrestuar dhe se policia kishte fshehur rastin. Murrizi gjithashtu shkruante se Artan Kroji, është edhe kryetari i njësisë nr 3 të PS në Tiranë. Murrizi ka pretenduar se Kroji ka qenë edhe i dënuar me 7 vite burg në Greqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Kush është Artan Kroj, inspektori i arrestuar, kryetar i njësisë nr 3 të PS në Tiranë/ Merrte 200 mijë lekë rryshfet nga bizneset

Artan Kroj, një nga inspektorët e arrestuar në Durrës për korrupsion është kryetar i njësisë nr 3 në Tiranë për Partinë Socialiste. Shqiptarja.com ka mësuar se Kroj njihet me emrin Marjels Kroj.

Kroj është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërkohë që ka punuar si inspektorë në drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

Artan Kroj akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në bashkëpunim me dy inspektorë të tjerë, merrnin shuma parash deri në 200 mijë si rryshfet në bizneset ku shkonin për të inspektuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 03/10/2018 14:13

    Po pse mor shok,kush po ja ve prangat,rilindja,apo PD-ja?

    Përgjigju
  • Milo: 03/10/2018 12:55

    Nuk ka mundesi eshte manipulim i stisur nga PD , Rilindja do bej shtet do krijoj mirqenie.

    Përgjigju
  • Faiku: 03/10/2018 12:11

    Nuk ka mundesi edhe rilindas edhe i denuar per trafik droge edhe i koruptuar. Keto tre gjera nuk shkojne bashke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni