-
Kryebashkiaku i Lezhës në hetim për shpërdorim detyre! Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK: Shkak një kallëzim i PD për ndërtimin e një trotuari
Për afro një orë, Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë së Lezhës, u mor në pyetje nga SPAK dhe në dalje u tha gazetarëve, se akuzohet për shpërdorim detyre, pas një kallëzimi politik të PD në lidhje me një trotuar në lagjen “Xhenio” në rrugën Lezhë- Shëngjin. Ndreu tha se nuk ka të bëjë me aferë korrupsioni dhe as me shkelje në tendera, sikurse do të paraqitet në SPAK sa herë ta thërrasin, për të sqaruar çdo gjë
10 Korrik 2024, 10:07 -
Tjetërsuan 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara, prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-kreun e komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, 3 ish-zyrtarët e Komunës së Bërxullës që kanë lejuar tjetërsimin e 7500m2 tokë, përmes dokumenteve të falsifikuara. Në krye të skemës qëndron ish-kreu i Komunës Ymer Marku, i cili është akuzuar disa herë për abuzimin me pronat
7 Korrik 2024, 09:53 -
Lanë ‘pas dore’ kabinat e energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e qytetarëve, vihen nën hetim punonjësit e OSHEE-së në Dibër
Punonjësit e OSHEE-së në Dibër janë vënë në hetim nga policia për shpërdorim detyre, pas ankesave të shumta të bëra nga qytetarët për mos riparimin e kabinave të energjisë elektrike në njësitë administrative Sllovë dhe Arras.
21 Shtator 2023, 12:46 -
Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin! E akuzon për shpërdorim detyre
Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin e cila në kundërshtim me ligjin ka lejuar të kryehen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk janë blerë nga spitali.
18 Shtator 2023, 12:15 -
Arrestohet një oficer policie në Durrës, ushtronte presion dhe mashtronte të arrestuarit me drogë
Një oficer policie me detyrë Nën komisar në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës është arrestuar pasi akuzohet se ushtronte presion dhe mashtronte personat që shoqëroheshin në polici për drogë
3 Gusht 2023, 17:54 -
Arrestohet ish-drejtori i policisë në Mal të Zi, Veljoviç akuzohet për krijim të një organizate kriminale dhe shpërdorim detyre
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
24 Korrik 2023, 11:53 -
Shkarkohet nga detyra ministrja franceze që pozoi për revistën 'Play Boy', akuzohet për shpërdorim të fondit publik
Ministrja e qeverisë franceze Marlene Schiappa, e cila u kritikua ashpër nga kolegët dhe qytetarët francezë pasi u shfaq në krye të kopertinës së revistës Playboy, është shkarkuar nga detyra.
21 Korrik 2023, 13:07 -
Vihet në pranga prokurori special i Malit të Zi! Dyshohet për lidhje me krimin
Prokurori special i Malit të Zi, Sasha Çagjenoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) nën dyshimin se ai është i implikuar në veprimtari kriminale dhe se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
9 Dhjetor 2022, 13:02 -
Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata lë në burg 5 prej të akuzuarve
Ne seancën e zhvilluar këtë të shtunë, Gjykata e Vlorës, kryesuar nga Enkel Peza ka lënë në fuqi pesë masa ‘arrest në burg’ për pese persona, Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi, ndërsa ka ndryshuar vendimin nga ‘arrest në burg’, në detyrim paraqitje për shtetasen Vasilo Mehili edhe për shkaku se ishte e vetmja grua mes personave të arrestuar.
22 Tetor 2022, 14:13 -
Tjetërsuan 60 mijë m2 tokë në Himarë me vlerë 8 mln euro, lëshohen masa sigurie për 23 banorë, burg 7 prej tyre! ‘Arrest shtëpie’ për ish zyrtarin në Vlorë (SKEMA e mashtrimit)
Për hetimin e nisur 1 vit më parë lidhur me tjetërsimin e pronave në Himarë, është arrestuar ditën e sotme ish-kreu Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani. Në total, Report Tv ka mësuar se janë lëshuar 24 masa sigurie, ku 7 prej tyre janë “arrest me burg”, 8 'arrest shtëpie', mes tyre edhe për Dhimojanin, 9 "detyrim paraqitje" dhe 2 në kërkim. Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro.
20 Tetor 2022, 07:11 - Kronikë
-
Vodhën 270 mijë lekë nga pensionet mujore, arrestohen dy punonjësit e postës në Divjakë! Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentet (EMRAT)
2 punonjës të Postës Shqiptare të Divjakës kanë rënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur lekët e pensioneve mujore të qytetarëve të Divjakës duke falsifikuar dokumentet dhe shuma që arritën të vidhnin ishte 270 mijë lekë.
5 Gusht 2022, 08:56 -
Vodhën rreth 6 milionë lekë nga pensionet dhe falsifikuan pagesat! Arrestohen për shpërdorim detyre kreu i postës së Dibrës dhe shefi i marketingut, në kërkim postieri (VIDEO)
Kreu i postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i marketingut, Xhevdet Doda janë arrestuar nga policia pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare.
22 Korrik 2022, 10:14 -
Gjendet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Memaliaj, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit
Gjatë kontrollit në fshatin Miricë të Memaliajt u gjet në një zonë të pyllëzua një parcelë me kanabis, ku si rezultat u vu nën hetim kryeplaku i fshatit, 61-vjeçari me iniciale I.M. për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
8 Korrik 2022, 15:36 -
Kronikë
Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan, lejoi ndërtimin e një objekti 1200 metra katror pa leje! Në pranga dhe një tjetër
Ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Mario Qosja, 38 vjeç, është arrestuar nga policia pasi dyshohet për shpërdorim detyre.
22 Nëntor 2021, 22:04 - Kronikë
-
Kronikë
Polici në Korçë u fut në mes të një sherri, nxori armën e shërbimit dhe nuk e raportoi ngjarjen, nën hetim nga SHÇBA për shpërdorim detyre
Një efektiv policia, E.J 21 vjeç, është proceduar penalisht pasi është përfshirë në një sherr të ndodhur mes një grup të rinjsh duke qenë jashtë shërbimit një ditë më parë në Korçë.
10 Tetor 2021, 11:46 -
Kronikë
I mori 2 mijë euro ryshfet qytetarit për ta lejuar të ndërtojë pa leje, lihet në burg inspektori i policisë kriminale në Tiranë! Dosja i kalon SPAK
Gjykata e kryeqytetit caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Lefzat Veselit, inspektori i policisë kriminale në Tiranë, i akuzuar për "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre". Veseli dyshohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të lejimit të një ndërtimi pa leje. Gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.
27 Gusht 2021, 11:44 -
Kronikë
Merrte para dhe lejonte ndërtimet pa leje, SHÇBA ndalon inspektorin e policisë kriminale në Tiranë
SHÇBA ka ndaluar inspektorin Levzat Veselaj, 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”.
25 Gusht 2021, 18:16