Që nga fillimi i pandemisë në gjithë vendin 200 punonjës policie u infektuan nga Covid-19 dhe 6 prej tyre humbën jetën. Më të prekur nga sëmundja janë efektivët të cilët janë me të ekspozuar në mardhëniet me njerëzit.
Me hapjen e kufizime vendi ndryshoi edhe sjellja e uniformave blu kryesisht te keta që ishin edhe më të ekspozuar ndaj publikut.
“Pandemia e Covid19 duket se nuk ka kursyer as punonjësit e policisë. Kështu prej mbërritjes së kësaj sëmundje në vendin tonë në gjithë vendin kanë rezultuar pozitiv rreth 200 efektivë policie ku fatkeqësisht janë shënuar 6 viktima.”
Efektivë që nuk fituan këtë betejë kishin sëmundje të tjera shoqëruese çka ka rënduar më shumë gjendjen e tyre shëndetësore.
Tirana dhe Elbasani kane dhe numrin me te larte te policëve të infektuar nga virusi i rrezikshëm.
Aktualisht pozitiv vazhdojnë 44 efektivë, 5 prej të cilëve të karantinuar në banesa janë punonjës në drejtorinë vendore të policisë Tiranë
Report TV- bëri një vëzhgim në disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet. Policet duken të kujdesshëm në zbatimin e masave anti covid. Megjithatë kjo duket se nuk u ka mjaftuar dhe rezultati është 200 policë u infektuan
Me te prekur janë kryesisht efektiv të rendit apo ato të pritjes së qytetarë nga ku ekspozimi nga virusit është më i madh. Nuk kanë munguar rastet e infektimit edhe të drejtuesve të lartë apo shefave të komisariatit në qarqe.
Eshte per te arrdhur keq. Njerezit qe na ndodhen prane ne cdo lloje situate.Vertet e dhimbeshme.
Përgjigju