Më shumë se 200 të rinj të shkollave të mesme të bashkive Dibër, Mat, Rrëshen dhe Bulqizë i janë bashkuar aktivitetit të parë për Rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës.
Aktiviteti konsistoi në ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj ruajtjes së vlerave mjedisore dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në aktivitet mori pjesë edhe këshilltari për Mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi i cili shprehu mbeshtetjen e kreut të Qeverisë për realizimin e këtij projekti.
“Ky projekt do të fillojë dhe kemi shpresë që do të pasohet nga shumë të tjera. Me qëllim që Lura mund të jetë një pjesë e hartës së arritshme e Shqipërisë. Një rajon ku njerëzit mund të vijnë. Lura meriton që të futet në hartën e këtij vendi dhe të vizitohet. Meriton që shumë njerëz që nuk jetojnë më këtu, dhe që jetojnë në zona të ndryshme të vendit, të kenë mundësi që të kthehen dhe të rivitalizojnë zonën.” tha ai.
Gjithashtu kryetarët e bashkive shprehën mbështetjen e tyre për të Rivitalizuar Lurën në një projekt të përbashkët të iniciuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Tiranë për Lurën.
“Jam i sigurt që pas këtij shkatërrimi e barbarie 24-vjeçare do të fillojmë që ta rigjallërojmë Lurën, pasi nuk është vetëm e Dibrës, Peshkopisë, Bulqizës, Mirditës apo Matit. Jam i sigurt që do ia arrijmë qëllimit, pasi edhe banorët po ndjejnë nevojën për t’u kthyer tek Lura e dikurshme” tha ai.
Ndërkohë përfaqesuesit e njësive të qeverisjes vendore kanë nënshkruar me agjencinë për zhvillim rajonal tiranë dhe agjencinë kombëtare të zonave të mbrojtura nismën e përbashkët për rivitalizimin e parkut të lurës.
Kjo nismë parashikon pastrimin e mbetjeve drusore dhe mbeturinave, mbjelljen e farave të llojeve të bimëve të instaluara në park, pjesemarrje të komunitetit të zonës në rivitalizim, përmirësim të infrastrukturës rrugore si dhe politika e projekte për nxitjen e turizmit malor në çdo stinë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO